Lajme
Për 6 muaj, 8 mijë të kthyer nga BE
Rreth 60 për qind e personave të kthyer janë vullnetarë, kurse 40 për qind janë kthyer me forcë, thonë zyrtarë të MPJ-së në Prishtinë
Nga fillimi i këtij viti në Kosovë janë kthyer rreth 8 mijë persona të cilët ilegalisht kanë migruar në vende të Bashkimit Evropian. Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë bën të ditur se rreth 60 për qind e janë kthyer në mënyrë vullnetare, kurse 40 për qind janë kthyer me forcë apo të urdhëruar.
Safedin Kuçi është zyrtar në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Brendshme.
“Në bazë të marrëveshjeve me shtetet përkatëse që janë pjesë e Bashkimit Evropian në vend janë kthyer rreth 8 mijë persona. Pjesa më e madhe e tyre janë individë të cilët kanë migruar në muajt e fundit të vitit të kaluar dhe fillimit të vitit 2015”, deklaroi Kuçi.
Drejtori i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi thotë se në studimin e bërë nga organizata që ai drejton, jepen rekomandime konkrete se çfarë duhet të bëjnë institucionet e Kosovës që të ulin interesimin për migrimin ilegal. Sipas tij, Qeveria e Kosovës, duhet të hapë vende te reja të punës, fabrika dhe po ashtu të bëjë pensionimin e parakohshëm të personave deri në moshën 60 vjeçare.
“Nëse ne duam ta ndalim imigrimin ilegal ose krejt valën, qeveria duhet të japë një sinjal se diçka po ndryshon. Për fat të keq që gjashtë muaj të qeverisë së re, tani po bëhen shtatë muaj, ne nuk kemi vërejtur një sinjal që njerëzit do të shohin një perspektivë, së paku një vend i punës nëse është hapur, unë kam qenë i barabartë. Nëse lexon në media e sheh se ka pasur abuzime me një konkurs publik. Ai, i papunësuari, ka humbur shpresën”, tha Ejupi, citon REL.
Në studimet e këtyre dy organizatave, Instituti për Politika Zhvillimore dhe Friedrich Ebert Stiftung, përsëriten të dhënat se kryesisht të rinjtë janë atë të cilët kanë migruar ilegalisht nga Kosova në Serbi e më pas në Hungari dhe në vende të tjera të BE-së.
Gatishmëria e një pjese të qytetarëve të Kosovës për të migruar mbetet e lartë, pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli se atyre nuk do t’u njihet e drejta e azilit.
Ndryshe, problemet me migrimet e paligjshme u aktualizuan shumë në Kosovë gjatë dhjetorit të vitit 2014, si dhe janarit e shkurtit të vitit 2015. Gjatë këtyre tre muajve, besohet se Kosovën e kanë lëshuar rreth 50 mijë qytetarë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












