Lajme
Expoforumi: Të shfrytëzohet potenciali i diasporës
Në Prishtinë ka filluar punimet Exspoforumi me temën “Mënyrat e reja të financimit të projekteve strategjike Kosovë - Shqipëri”. Ky forum ka mbledhur edhe biznesmenët nga diaspora
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, kompani nga vendi e diaspora, si dhe donatorë të ndryshëm, kanë marrë pjesë të hënën në punimet e “Exspoforumit” me temën “Mënyrat e reja të financimit të projekteve strategjike Kosovë – Shqipëri”, që po mbahet në Prishtinë.
Ky forum që ka për qëllim diskutimin e mënyrave të reja të financimit të projekteve strategjike Kosovë – Shqipëri.
Organizuar nga “AlbKonfindustria”, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, e përkrahur nga projekti DEED, në “Exspoforum” po trajtohen shumë çështje, me të cilat bizneset nga diaspora ballafaqohen në implementimin e projekteve të ndryshme.
Sipas Gjergj Buxhukut, përfaqësues I AlbKonfindustrisë, Kosova dhe Shqipëria duhet të orientohen nga mënyrat e ndryshme për t’i shikuar mundësitë zhvillimore. Sipas tij, një parakusht i rëndësishëm është fuqizimi I tregjeve aktuale dhe inicimi i projekteve aktive nga vetë shtetet që ta nisin kërkimin e kompanive private për të investuar.
Në këtë kontekst, ministri i Diasporës, Valon Murati, njëherësh bashkënikoqir i këtij takimi, theksoi se potenciali i shqiptarëve në diasporë është shumëdimensional, duke u nisur nga ai intelektual, profesional, kulturor deri tek ai financiar.
“Të dy qeveritë kemi filluar ta kuptojmë rëndësinë e këtij potenciali. MeD-ja ka vazhduar krijimin dhe konsolidimin e rrjetit të bizneseve, që do të shndërrohet në një partner të zhvillimit ekonomik, ndërsa heqja e barrierave mes dy vendeve dhe krijimi i një tregu të përbashkët do ta lehtësojë edhe më shumë të bërit biznes”, tha ministri Murati.
Nga ana tjetër, ministri i Energjisë dhe i Industrisë në Qeverinë e Shqipërisë, Damian Gjiknuri, përpos që ritheksoi rëndësinë e një tregu të përbashkët, tha se kapacitetet e Kosovës dhe të Shqipërisë në fushën e energjetikës kanë mbetur të pa eksploatuara.
“Ne kemi nevojë për investime të huaja, për hapje të tregjeve tona, sepse si do të jemi atraktivë pa treg të qëndrueshëm. Roli i shtetit është të fasilitojë investim dhe të promovojë projekte. Ne kemi mungesë të projekteve. Kapitale ka, por projekte nuk ka”, tha Gjiknuri.
Ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë e Kosovës, Hykmete Bajrami, ndërkaq tregoi për përpjekjet e MTI-së në rregullimin e infrastrukturës ligjore dhe asaj financiare për investimet e huaja, duke theksuar rëndësinë e fillimit të punës së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku do të adresohen drejtpërdrejt kërkesat e investitorëve të mundshëm në nivel ministror.
Ndërsa Lazim Destani, president i kompanisë “ECOLOG” dhe kryetar nderi i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, kërkoi që praktika e investimeve me mjete vetjake, të ndërpritet, ndërsa Qeveria të jetë hisenike në projektet zhvillimore.
“Ne na duhet të jemi akoma shumë të organizuar dhe më shumë të bashkuar. Bashkimi i kapitalit nuk është vetëm përforcim i financave, por edhe i ideve, dijeve, përvojave, tregjeve, resurseve tjera për të shtuar vlerën e investimeve…Fillimisht kemi nevojë për mbështetje institucionale përpara se t’i krijojmë këto modele të bashkëpunimit. Ky forum e posaçërisht projektet kapitale e strategjike që prezantohen këtu janë mundësi shumë e mirë për të nxitur këto forma bashkëpunimi “, tha Destani.
Edhe Alessandra Roccasalvo, përfaqësuese e UNDP, përmendi rëndësinë e diasporës për të investuar. Ajo ceku rëndësinë e investimeve në energji, shërbime e agrikulturë.
“Diaspora është maje shtize e investimeve. Diaspora njeh kulturën, gjuhën, kushtet lokale. Kur diaspora investon edhe njerëzit tjerë investojnë. Keni një popullatë të re, kemi njerëz të arsimuar, dhe njerëzit flasin gjuhë të shumta”, tha Roccasalvo.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












