Lajme
Liria e lëvizjes, brengë për Kosovën
Bllokada rrugore në veri të Mitrovicës nga zyrtarët serbë të Kosovës dhe kufizimet e lirisë së lëvizjes për pelegrinët serb, përmendën në raportin e DASH
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në raportin e fundit për të drejtat e njeriut- 2014, përmend lëvizjen e lirë si pengesën themelore të të drejtave të njeriut në Kosovë.
Këtu veçohet ngritja e bllokadave rrugore në veri të Mitrovicës nga zyrtarët serbë të Kosovës dhe kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe lirisë së lutjes të pelegrinëve në Gjakovë.
Sipas DASH, Kosova, më 8 qershor të vitit 2014, ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, të cilat, nga vëzhguesit ndërkombëtarë, janë vlerësuar si të lira dhe të ndershme, ndonëse bllokada pasuese politike ka vonuar formimin e qeverisë deri më 9 dhjetor.
Raporti thekson se problemi më i madh në fushën e të drejtave kanë qenë veprimet për të bllokuar normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.
Dhuna dhe diskiriminimi shoqëror kundër pjesëtarëve të pakicave etnike, personave me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarëve të komunitetit lezbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual (LGBT) kanë përbërë shqetësimin e dytë të madh, ndërsa dhuna familjare ndaj grave është radhitur si problem i tretë, thuhet në raportin e DASH.
Raporti përmend edhe arrestimin e 17 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur si grupi i Drenicës, nën akuza të ndryshme të vrasjes dhe terrorizmit.
“Të arrestuarit kanë përfshirë zyrtarë të qeverisë me lidhje të forta me Partinë Demokratike të Kosovës – në mesin e tyre ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, dhe kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku”, kujton raporti, duke përmendur gjithashtu edhe brengën e të zhdukurve.
DASH i kushton një pjesë të raportit edhe lirisë së fjalës dhe shtypit. Thotë se qeveria, në përgjithësi, i ka respektuar këto të drejta, porse zyrtarë individualë publikë, politikanë dhe biznesmenë kanë bërë përpjekje të frikësojnë përfaqësuesit e medieve, raporton REL.
Raporti kujton se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe organizata të tjera mediale kanë raportuar disa sulme fizike dhe kërcënime verbale ndaj gazetarëve.
Në pjesën për korrupsionin, raporti thotë se qeveria ka ndërmarrë hapa për të ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët që kanë bërë abuzime, por shton se ka pohime se zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion, nuk ndëshkohen.
“Korrupsioni mbetet problem serioz, sipas organizatave ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare. Mungesa e mbikëqyrjes gjyësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit i kanë kontribuar problemit”, thuhet në raport.
Në rrafshin global, Departamenti amerikan i Shtetit kritikon ashpër militantët e Shtetit Islamik, ashtu si edhe qeveritë e Rusisë, Iranit dhe Azerbajxhanit për shkelje të të drjetave të njeriut. Raporti posaçërisht vë theksin mbi brutalitetet e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, kundër pakicave jazidi, të krishtere, turkmene, shabak, shiite dhe sunite.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











