Lajme
Gjatë verës me orar shtesë
Duke filluar që data 25 qershor e këtij viti, sipas MPB-së, do të shtohen kapacitetet e nevojshme, në mënyrë qe sa më shpejt t’i pajisim qytetarët me patentë shofer
Gjatë sezonit veror, Ministria e Punëve të Brendshme ka përgatitur planin konkret që t’u ofrojë qytetarëve kosovare, kryesisht atyre të diasporës, shërbime sa më të shpejta për pajisje me dokumente personale. Po ashtu nga data 25 qershor do të shtohen edhe kapacitetet e punës në këtë ministri.
“Duke pasur parasysh vëllimin e madh të aplikimeve për patentë shoferë, sidomos vazhdim të afatit të vlefshmërisë, pajisja e qytetarëve me patentë shoferë po bëhet në mënyrë të vazhdueshme sipas radhës së aplikimit. Prioritet janë: rastet urgjente, aplikim për herë të parë dhe të humbur”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Duke filluar që data 25 qershor e këtij viti, sipas MPB-së, do të shtohen kapacitetet e nevojshme, në mënyrë qe sa më shpejt t’i pajisim qytetarët me patentë shofer.
“Procedura për vazhdim e patentë shoferëve është e rregulluar me udhëzimin administrativ 12/2012, që të bëhet aplikimi për vazhdim të afatit të patentë shoferëve, gjashtë muaj para se t’i skadojë afati i vlefshmërisë, andaj i lusim të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe mos të presin momentin e fundit”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











