Lajme

Për një vit, 36 treneq linden në Kosovë  

Emri më i shpeshtë për vitin 2014 për vajza ishte Erina 199, Alea 182, ndërsa për djem ishte Diar 215, Amar 180. brenda një viti në Kosovë lindën 25929 foshnje

Gjatë vitit të kaluar në Kosovë kanë lindur 25 929 fëmijë, kurse 158 janë lindje të vdekura. Këto të dhëna janë publikuar në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas këtyre statistikave, numri më i madh i nënave që kanë lindur fëmijë është i grupmoshave 25-29 vjeç.

Koeficienti i vitalitetit, sipas ASK-së, është 3.4 (raporti ndërmjet lindjeve të gjalla dhe vdekjeve).

“Koeficienti i maskulinitetit është 112.2. Koeficienti i lindjeve të vdekura – vdekjeve fetale në 1000 lindje ishte 6.1 promil. Prej të gjitha lindjeve, 99.8 për qind e tyre kanë ndodhur në institucione mjekësore, ndërsa pjesa tjetër ka ndodhur në vend tjetër”, thuhet në raportin e ASK-së, transmeton albinfo.ch.

Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2014, është 28.2 vjeç, kurse, 37.7 për qind e nënave e kanë lindur fëmijën e parë.

Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave është me peshë 3 klm dero 4.5 kg.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me shkollë të mesme me 41.1 për qind, shkollë fillore e kryer me 35.3 për qind, shkollë të lartë dhe fakultet janë 15.3 për qind e nënave, etj.

Emri më i shpeshtë për vitin 2014 për vajza ishte emri Erina 199, Alea 182 etj, ndërsa për djem ishte emri Diar 215, Amar 180 etj. Bineq u lindën 756 foshnje, ndërsa treneq e më shumë  u lindën 36 foshnje.