Lajme
Haradinaj arrestohet në Slloveni, shkak fletarresti serb
Ramush Haradinaj shprehu mllefin ndaj autoriteteve sllovene duke i krahasuar këto autoritete me ato të Serbisë. Ai ndal në Aeroportin e Lubjanës në bazë të fletarrestit serb
Në bazë të një fletarrestim lëshuar nga Serbia, të mërkurën në aeroportin e Lubjanës është arrestuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Ai thotë se vetëm është ndaluar në aeroport deri në shqyrtim të procedurave për një urdhër arresti të Serbisë i cili daton nga viti 2006.
Haradinaj shprehu mllefin ndaj autoriteteve sllovene duke i krahasuar këto autoritete me ato të Serbisë.
“Në të gjitha aeroportet është pastruar ky fletarrest, ndërsa vetëm në këtë të Lubjanës jo. Gjatë udhëtimit tim që pata kam kaluar nëpër disa aeroporte dhe në të gjithë është pastruar kjo histori. Po këta janë si ata, vëllezërit e tyre”, deklaroi Haradinaj për KP.
Haradinaj ka humbur avionin dhe po pret një tjetër avion për t’u kthyer shpejt në Prishtinë.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i partisë së Haradinajt -AAK. “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron këtë një veprim ndërhyrje me qëllime të njëjta dhe identike si të policisë serbe, ndaj Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe udhëheqës i njohur i luftës për lirinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.
AAK kërkon veprim të menjëhershëm për lejimin e z. Haradinaj në udhëtimin e tij drejt Prishtinës, dhe e konsideron këtë ndalim tendence të qëllimshme ndaj personalitetit dhe gjithë asaj që përfaqëson Haradinaj.
“Fletarrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj z. Haradinaj janë zhvleftësuar dhe demantuar disa herë dhe në forma të ndryshme”, thuhet në deklaratën e AAkK-së.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











