Lajme
UNHCR: Ballkani i rrezikshëm për refugjatët aziatikë
UNHCR alarmoi për numrin e madh të emigrantëve ilegal të cilët nëpër Ballkan po synojnë të ikin në BE. Sipas kësaj organizate, emigrantët po përballën me rreziqe
Rrugët e Ballkanit janë bërë të rrezikshme për refugjatët aziatikë dhe afrikan që po e kalojnë nëpër shtetet ballkanike për të dalë në Evropë. Kështu vlerëson Komisariati i lart OKB për refugjatët, UNHCR, i cili alarmoi për numrin e madh të emigrantëve ilegal të cilët në këmbë po tentojnë që të arrijnë në BE.
Sipas kësaj organizate, këta refugjatë janë të kërcënuar nga dhuna, keqpërdorimi dhe fatkeqësitë në hekurudhat në të cilat po lëvizin nëpër shtetet e Ballkanit.
Në njoftim theksohet se gjatë dy viteve të fundit, për emigrantët është popullarizuar rruga nga Greqia përmes Maqedonisë dhe Serbisë, si rrugë më pak e rrezikshme nga ajo në Afrikën Veriore përmes Detit Mesdhe deri në Itali.
Sipas UNHCR-së, shumica e këtyre refugjatëve janë nga Siria, Afganistani, Iraku, Eritreja dhe Somalia, të cilët po ballafaqohen me rreziqe në marshimin e tyre nëpër Ballkan.
Ndryshe, dy ditë më parë Policia e Maqedonisë u detyra të intervenojë me forcë për t’i shpëtuar rreth 120 refugjatë aziatikë, të cilët po mbaheshin me dhunë nëpër shtëpitë e fshatit Vaksincë të Kumanovës. Udhëheqësi i grupit të trafikantëve,është thënë të jetë një “Ali Baba” i cili mbanë lidhjet për BE.
Ndërsa në afërsi të qyteti Veles, me shumë se 20 refugjatë aziatikë i ka shtypur treni, shumica prej tyre kanë vdekur në vend.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














