Lajme
Edhe Rusia pranon: Në Srebrenicë është kryer gjenocid
Ambasadori rus, Pjetri Ivantcov, ndryshe nga paraardhësit e tij, kishte deklaruar hapur për “gjenocidin në Srebrenicë”
Edhe Federata e Rusisë ka pranuar faktin se në Srebrenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës, është kryer gjenocid nga forcat serbe në luftën e vitit 1992-1995. Rusia me këtë rast ka nënshkruar komunikatën e Bordit të Këshillit për Zbatimin e Paqes, në të cilën janë deklaruar opinione në kundërshtim me politikën zyrtare të Republikës Serpska në Bosnjë.
Ambasadori rus, Pjetri Ivantcov, ndryshe nga paraardhësit e tij, kishte deklaruar hapur për “gjenocidin në Srebrenicë” dhe së bashku me drejtuesit e tjerë politikë kanë shprehur mbështetjen e tyre për aktivizimin e Planit të Veprimit për anëtarësim të Bosnjës e Hercegovinës në NATO, raportojnë mediet në Ballkan.
Ambasadori rus nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij edhe gjatë debatit për sundimin e ligjit, ndërsa Përfaqësuesit i Lartë të Bosnjës e Hercegovinës, Valentin Incko, pas takimit tha se komunikata u miratua njëzëri dhe se “Bordi i ka kushtuar vëmendje të veçantë për sjelljen e disa politikanëve nga Republika Srpska, që pikërisht duke sfiduar sundimin e ligjit kanë kërkuar për të siguruar kapitalin politik”.
Rusia, ndërkaq pritet të ndihmojë me rastin në Këshillin e Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që do të vijë me një rezolutë të Srebrenicës, të propozuar nga Britania.
Masakra që u bë në Srebrencë konsiderohet si turpi i Evropës, pasi që nën mbështetje të forcave paqësore, gjenerali serb që po ballafaqohet me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë, Ratko Mlladiq pushtoi kampin e refugjatëve mysliman dhe më 11 korrik 1995, forcat serbe vranë dhe masakruan rreth 8 mijë boshnjak, në mesin e tyre edhe fëmijë dhe pleq.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









