Lajme
Prishtinë, “vetëshërbim” në ofiqari
Komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti ka përuruar vetëshërbimin e parë digjital, ku qytetarët vetë do të mund të pajisen me ekstraktin e lindjes
Në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, 11 Qershor, Komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti ka përuruar vetëshërbimin e parë digjital, ku qytetarët do të mund të pajisur me ekstraktin e lindjes. Ky konsiderohet edhe një hap tjetër i cili u mundëson qytetarëve shërbim më cilësor dhe të shpejtë të ofiqarisë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se ky shërbim do të jetë në dispozicion për qytetarët 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.
“Po fillojmë një shërbim të ri, i pari në Ballkan, e ai është shërbimi i vetëshërbimit për certifikatat, ekstraktet apo për shërbimet e ofiqarisë. Ky shërbim do të jetë në dispozicion 24 orë në ditë 7 ditë në javë. Sot po fillojmë me shërbimin e thjeshtë të ekstraktit të lindjes e më pastaj do ti shtohen certifikatat e tjera”, deklaroi Ahmeti.
Sipas tij, ky është pilot-projekt dhe nëse funksion në ndërtesën e vjetër të komunës së Prishtinës, atëherë ne do ta zgjerojmë edhe në pjesët tjera të qytetit.
Ky projekt, i cili komunës i ka kushtuar me 14 mijë euro, është bërë në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrimit Civil (ART), i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Drejtori i ART-së, Lulzim Ejupi, tha se nëse ky pilot-projekt do të impelmentohet në mënyrë të mirë do shikojnë që të zgjerohet edhe në komunat tjera që shërbimi i qytetarëve të jetën sa më efikas.
Kurse Muhedin Nushi, drejtor në Drejtorinë e Administratës së komunës së Prishtinës, tha se të gjitha kompanitë e angazhuara në këtë projekt janë kompani vendore, për veç aparaturës e cila është blerë jashtë shtetit. Ai tha se më këtë shërbim komuna po fillon një erë të re të shërbimit të qytetarëve.
“Me këtë na fillojmë një erë ose një vizion të ri në zhvillimin e shërbimeve ose në ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve”, deklaroi Nushi.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












