Lajme
Kompanitë e sigurimeve kundër zbritjes së policave kufitare
10 nga 12 kompani të sigurimeve sa ka Kosova, kanë kundërshtuar propozimin që policat kufitare për bashkatdhetarët të ulen për 50 për qind
Përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve, kanë kundërshtuar propozimin e përfaqësuesit të Byrosë Kosovare e Sigurimit për uljen e policave të sigurimit për 50 për qind. 10 nga 12 kompani të sigurimeve sa ka Kosova, kanë kundërshtuar propozimin dhe si shenjë revolte kanë lëshuar mbledhjen e Byrosë.
Ideja për uljen 50 për qind të policave ka qenë propozim i Rrahim Pacolli, drejtori i kompanisë së sigurimeve “Siguria” si dhe përfaqësues i Byrosë së Sigurimeve në bisedimet e Brukselit.
Pacolli sot në një konferencë për media ka thënë se anëtarët e Byrosë kanë qenë të interesuar që tarifat të zbresin jo më shumë se 8 për qind. Ulja e tarifave ishte përkrahur nga institucionet më të larta, Qeveria, Parlamenti e në veçanti edhe nga vetë kryeparlamentari Kadri Veseli si dhe Banka Qendrore e Kosovës. Por jo nga kompnaitë.
“Ju e dini që diku para 20 dite me kryeparlamentarin e kemi publikuar për media një lajm që do të zbritet 50 për qind polica e sigurimit për bashkatdhetarët që do të thotë nga 40 do të bie në 20 euro dhe për 15 ditë, 15 euro. .. Unë bisedoj me kryeparlamentarin e nxjerrim një diçka shumë serioze edhe publikohet në media krejt edhe bashkatdhetarët tanë përgatiten me ardhur pas 25 ditëve edhe tash dalin këta tipa mafiozë me i shty, me i prish mbledhjet, unë nuk pajtona”, tha Pacolli.
Ai po ashtu ka thënë se si përfaqësues i kompanisë “Siguria” do të fillojë me aplikim të tarifave të zotuara duke thënë se nuk është i interesuar më të jetë pjesë e monopolit.
“Nuk jemi të interesuar që të dëmtohen bashkatdhetarët për të bëjmë monopol se faktikisht me ligj nuk është e drejt të bëhet monopol…Tash mbasi nuk na ka mbet tjetër alternativë unë i drejtohem Parlamentit, Qeverisë, Guvernatorit që t’ia lejojë “Sigurisë’ edhe ndoshta kompanisë “Kosova e Re”, shitjen e policës së sigurimit kufitar me çmimin 20 euro për një muaj”, tha ai.
Pacolli ka treguar po ashtu se pjesa tjetër e asamblistëve ishte e interesuar që tarifa të zbritet në 7 apo 8 për qind e jo më shumë.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










