Lajme
Më pak fëmijë braktisin mësimin
Sipas Ministrisë së arsimit, vetëm 0.1 për qind e fëmijëve nuk arrijnë të shfrytëzojnë të drejtën për shkollim fillor dhe 0.5 për qind për shkollim të mesëm
Pavarësisht se në Kosovë shkollimi fillor është i detyrueshëm me ligj, numri i analfabetëve vazhdon të mbetet i madh. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, në Kosovë kanë dalë 55 mijë analfabetë të plotë, që nuk dinë as shkrim as lexim, ndërsa analfabetë funksionalë që dinë shkrim dhe lexim, por nuk e kuptojnë atë që e shkruajnë, janë 82 mijë persona.
Por, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në Kosovë vetëm 0.1 për qind e fëmijëve nuk arrijnë të shfrytëzojnë të drejtën për shkollim fillor dhe 0.5 për qind për shkollim të mesëm. Personat të cilët nuk arrijnë të shfrytëzojnë të drejtën për arsimim, kryesisht janë fëmijët e familjeve të cilat jetojnë në gjendje të rëndë sociale.
Azem Guri është këshilltar i ministrit të Arsimit në Qeverinë e Kosovës. Ai tha për REL se mos-shfrytëzimi i së drejtës për arsimim është në rënie.
“Meqë shkollimi fillor apo nëntë vjeçar është i obliguar edhe me ligj, sipas të dhënave që ne i kemi, braktisja është çdo herë në ulje, është një përqindje jashtëzakonisht e vogël e nxënësve që braktisin shkollimin e obliguar. Në shkollat e mesme të larta kjo shifër është më e theksuar, por nuk është e lartë dhe edhe kjo është në rënie”, sqaron Guri.
E drejta për shkollim është e drejtë e garantuar për të gjithë fëmijët. Në Kosovë, fëmijët që kanë arritur moshën 6 vjeç deri në shtator, janë të detyruar nga Ligji mbi Arsimin të regjistrohen në klasën e parë të arsimit fillor. Shkollimi i detyruar mbaron me përfundimin e vitit të nëntë të shkollimit ose në datën kur nxënësi mbush 15 vjeç, varësisht cila nga këto përputhet e para.
“Arsyet e braktisjes së shkollës kryesisht janë ekonomike dhe sociale, pastaj ka raste kur është edhe transporti si arsye e braktisjes edhe tekstet shkollore për nxënësit e shkollave të mesme. Nëse konstatohet se braktisja e shkollës është bërë për këto arsye atëherë intervenohet nga grupet që merren me parandalimin e kësaj dukurie”, tregon Guri.
Megjithatë, eksperti i çështjeve të arsimit Dukagjin Popovci, thotë se pavarësisht nivelit të lartë të vijimit të mësimit të shkollimit fillor, e drejta e shkollimit është një çështje e cila duhet të adresohet në vazhdimësi.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se e kemi një kategori të qytetarëve tanë, të cilët edhe përkundër dëshirës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë për shkollim, nuk janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë për shkak të gjendjes ekonomike. Në veçanti kjo vërehet te fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas”, tha ai
Sidoqoftë, braktisja e shkollës nga nxënësit, në të shumtën e rasteve ndodhë në vendet rurale. Vajzat janë ato që më së shumti e braktisin shkollën fillore, ndërkaq nxënësit e gjinisë mashkullore, në numër më të madh e braktisin shkollën e mesme.
Ndryshe, në vitin 1981, Kosova kishte 17.6 për qind të popullatës analfabete. Në vitet e pasluftës rreth 6 për qind vlerësohej të ishin analfabetë. Shkalla më e theksuar e analfabetizmit mbetet të komunitetet RAE (Romë Ashkali dhe Egjiptas), ku shumica e fëmijëve ose nuk regjistrohen fare në shkollë, ose pas regjistrimit e ndërkrejnë shkollimin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











