Lajme
Gjermania, 3 milionë € për kthimin e refugjatëve
Ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Gjermanisë, Gerd Müller tha se 99 për qind e atyre që kanë kërkuar azil në Gjermani do të kthehen në Kosovës
Vetëm 1 për qind e kosovarëve që kanë emigruar ilegalisht në Gjermani mund ta fitojnë të drejtën e azilit, ndërsa 99 për qind do të kthehen në atdhe. Kështu ka deklaruar ministri për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i Gjeramnisë, Gerd Müller, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës Informative gjermane për migrim, arsim, dhe karrierë në Prishtinë.
Ministri gjerman tha se kjo zyre do të mundësojë qytetarëve të Kosovës të kenë informata për migrim legal, ndërsa për të riatdhesuarit ai ndau 3 milionë euro.
“Aktualisht kemi një kuotë të njohjes të së drejtës së azilit për kosovarë në Gjermani, e cili është nën 1 për qind. Dje jemi marrë vesh me përfaqësuesit e këtushëm për një mbështetje të mëtutjeshme të cilën e ofron Gjermania dhe e cila kap vlerën prej 3 milionë eurosh për procesin e kthimit të kosovarëve”, tha Muller.
Është një program për rikthimin e kosovarëve nga Gjermani në kuadër të kësaj mbështetje do t’u jepet këshillim për ri-integrimin për mbështetjen e tyre dhe për gjetjen jo vetëm të punësimit, por edhe një të ardhme në Kosovë.
Muller po ashtu tha se në Gjermani ka një numër jashtëzakonisht të madh të kosovarëve të cilët jetojnë në Gjermani me të cilët shteti prej nga vjen ai ka lidhje të forta me popullin kosovarë.
“Ne kemi një numër të madh të studentëve, aktualisht ka 600 student të cilët kanë shkuar në mënyrë legale për të studiuar në Gjermani, vetëm gjatë sezonit të verës Ambasada e Gjermanisë që është këtu do të ndaj më shumë se 240 viza për student kosovarë”, ka thënë Muller citon KP.
Ai po ashtu ka thënë se ky program veç se ka filluar së zbatuari por do të zgjerohet në të ardhmen ku do të involvohet edhe Agjencioni Federal për Punësim.
Ndërsa Arban Abrashi, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka falënderuar shtetin gjerman për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën.
“Ne e themi kudo dhe në secilin format që përkapja e Republikës Federale Gjermane për vendin dhe institucionet tona është fund e krye përkrahje e procesit të konsolidimit të shtetësisë. Është afër gjysmë miliardë euro kontributi i Republikës Federale Gjermane për Kosovën. Ky kontribut ka konsistuar në përkrahje financiare asistencë teknike edhe në forma të tjera”, tha ai.
“Qendra informative gjermane për migrim, arsim dhe karrierë-DIMAK” është themeluar nga GIZ-i në emër të Qeverisë Federale Gjermane, përveç tjerash edhe si reaksion ndaj valës së madhe, kryesisht ilegale, të migrimit nga Kosova në fund të vitit 2014 dhe fillim të vitit 2015.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











