Lajme
The Telegraph: Bjeshkët e bekuara të Shqipërisë
Gazeta prestigjioze britanike “The Telegraph” e konsideron të gabueshme emërtimin e Alpeve Shqiptare me emrin Bjeshkët e Nemuna. Gazetari thotë se maja të larta dhe të pashkelura shqiptare vërtet njihen si Bjeshkët e Mallkuara, por kur hyn në brendinë e tyre e shesh se ato janë “Bjeshkët e Bekuara”.
Për eksploruesit e maleve që pëlqejnë rrugët më të largëta, peizazhin mahnitës dhe mikpritjen ballkanase, kjo ecje tetë-ditore paraqitet si një nga aventurat më të mëdha verore në rajon. Shqipëria është në çfarëdolloj forme një destinacion i epërm udhëtimi – është krenare, tepër e bukur dhe e pasur në tradita, por sa i takon ecjes nëpër male ajo është një shteg i paharrueshëm.
“Alpet Dinarike, në të cilën bëjnë pjesë Bjeshkët e Nemuna, ndodhen disa orë në veri të kryeqytetit të vendit, Tiranës. Shkëmbinj madhështorë gri ngrihen mbi fusha magjepsëse me lule. Lumenj të kulluar përshkojnë tej-për-tej luginat e gjelbërta. Shtigje të gjata gjarpërojnë mes-për-mes maleve dhe ndeshen rrallë me ndonjë stan apo han të braktisur”, kështu e përshkruan veriun shqiptar gazetari James Ottery.
Sipas të njëjtit reportazh, këto janë malet më të mira të Evropës për ngjitje. Ky shteg evropian ndodhet në një pjesë të izoluar por të mrekullueshme të kontinentit.
“Edhe pse shiu gjatë verës është i rrallë, moti gjithsesi mund të jetë variabël, kështu që merrni me vete një mushama si dhe ndonjë kapele me strehë dhe pantallona të ndryshme.
Do të ecni një javë nëpër peizazhe mahnitëse. Në një pikë të caktuar rrugëtimi ngjitet në lartësinë marramendëse prej 2,217m në Malin e Arapit, i njohur si “Matterhorn-i i Shqipërisë”, shkruhet në reportazh.
Mikpritja në këto zona të larta, siç përshkuan “The Telegraph” nuk është më pak e mrekullueshme. Malet kanë disa fshatra të lidhura me njëri-tjetrin, kështu që akomodimi kryesisht do të kryhet në shtëpiza të vogla fshati, ndërsa dhomat do të kenë dritare dhe një vakt të kënaqshëm.
“Ka një arsye të mirë përse udhëtarët e shumtë flasin me tone të mrekulluara. Çdokush që e vlerëson magjepsjen e pastër të aventurës, ka disa mundësi edhe më tërheqëse për të ngjitur disa prej majave më të paarritshme të Ballkanit, duke përdorur veshje të përshtatshme sportive si dhe rroba që iu mbrojnë nga dielli, për të hyrë në zemrën e Bjeshkëve të Nemuna”.
Shumica e shtigjeve, siç përshkruhet, janë të kalueshme vetëm gjatë muajve të verës, çka e bën edhe më të magjishme virgjërinë e tyre. “Shijet e malit që mund të provohen janë trofta e egër e pjekur si dhe rakia e kumbullës”, shkruan James Ottery në “The Telegraph”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











