Lajme

Rama e Vuçiq, mospajtime për Kosovën

Ata sërish shfaqen mendime ndryshe rreth Kosovës, ndërsa u pajtuan që komunitetet pakicë t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara me konventat ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiq janë dakorduar të mërkurën në Tiranë, që të bashkëpunojnë ngushtë në integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Ata sërish shfaqen mendime ndryshe rreth Kosovës, ndërsa u pajtuan që komunitetet pakicë t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara me konventat ndërkombëtare.

Kryeministri serb Vuçiq po viziton Shqipërinë, pas ftesës që i bërë kryeministri Rama, gjashtë muaj më parë në Beograd. Vuçiq u bë kryeministri i parë serb që viziton Shqipërinë pas 70 vjetësh, ndërsa u shpreh i lumtur me mikpritjen që i bëri qeveria e Shqipërisë.

“Jam krenar që jam si kryeministri i Serbisë i pari që i ka dhënë një vizitë Tiranës. Ne dëshirojmë marrëdhënie të mira. Është me rëndësi që të punojmë së bashku në projektet infrastrukturore të mëdha si psh autostrada. Kjo është diçka që do ta bashkoj Serbinë qendrore edhe shqiptarët në Kosovë me Tiranën dhe anasjelltas”, tha ai.

Ai tha se është fakt që nuk pajtohen me kryeministrin Rama në të gjitha pikat sidomos për Kosovën “të cilën e konsiderojmë si pjesë tonën”.

”Ne i kemi bisedimet me Prishtinën. Ne këtu do ti sjellim të gjithë investitorët dhe investitorët shqiptar në Serbi. Jam i bindur se këtë e bëjmë në interes të ët dyja popujve. Jam i bindur edhe për Serbinë edhe Shqipërinë. Ne jemi popull shuam i madh. Ne mendojmë ndryshe dhe deklaratat i kemi ndryshe, kjo ka qenë edhe do të jetë në të ardhmen por kjo nuk guxon që të ndryshoj të ardhmen tonë”, deklaroi kryeministri Vuçiq.

Nga ana e tij, Edi Rama ashtu si në Beograd deklaroi se nuk provokohet lidhur me qëndrimin ndaj Kosovës, por theksoi se qëndrimi i palës serbe është i papajtueshëm për Shqipërinë. Ai deklaroi se Shqipëria e Madhe nuk është as plan dhe as projekt, ndërsa tha se serbët dhe shqiptarët nuk kanë përgjegjësi vetëm ndaj vetes, por edhe ndaj rajonit dhe Evropës.

“Shqiptarët dhe serbët kanë sot mundësinë të bëjnë për të mirën tonë dhe të njëri- tjetrit atë që francezët dhe gjermanët bënë për veten dhe Evropën pas Luftës së Dytë Botërore. Vullneti i qeverisë shqiptare është i palëkundur për të çuar përpara agjendën e një rajoni pa kufi, ku mes shqiptarëve, serbëve etj”, deklaroi ai

Kryeministri shqiptarë e tha edhe një herë se nuk ka projekt të Shqipërisë së madhe në Shqipëri dhe mes nesh. “Por ka një projekt atë të bashkimit në Bashkimin Evropian. Ne duam një Ballkan pa kufi mes gjithë popujve të tjerë”, nënvizoi më tej kreu i qeverisë shqiptare.

Ai tha se jemi shumë të vegjël për të mos u bërë bashkë në përpjekje për të rritur ekonominë. “Kam bindjen se suksesi ynë i përbashkët është e vetmja rrugë që duam për kombet dhe rajonet tona, në këtë rajon ku fatet e vendeve të Ballkanit janë aq të ndërlidhura. Fatet janë aq të ndërlidhura sa që nuk mund të mendohet që një vend të ecë shumë përpara dhe tjetri të mbetet mbrapa”, tha ai.

Lidhur me shqiptarët e Luginës së Preshevës ai deklaroi se presin më shumë nga shteti serb në këmbim të respektit të tij, duke shtuar se kërkohet trajtim dinjitoz siç ju bëhet serbëve në veri të Kosovës. Rama tha se përfshirja e Kosovës në iniciativat rajonale dhe ndërkombëtar është domosdoshmëri.

Kryeministri shqiptar nuk la pa përmendur edhe ngjarjet tragjike në Kumanovë. Rama deklaroi më tej se Shqipëria është kundër çdo shfaqje të ksenofobisë dhe kërkoi zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, ndërsa tha se si Tiranë është e interesuar ta sheh Maqedoninë të integruar në NATO dhe BE.

Ndërsa në fund, kryeministri serb tha e e din kush e lëshoi dronin në Beograd me hartën e Shqipërisë së Madhe. “Ai e ka emrin Ismail…mbiemri nuk po me kujtohet, por besoj që kishte prapavijë politike”, deklaroi Rama, i cili ngjalli edhe reagimin e kryeministri Rama. “Nëse një dron i tillë me hartën e Serbisë së madhe lëshohej në Beograd, ne do të qeshnim me të”, tha Rama.