Lajme
Policia në mbështetje të bashkatdhetarëve
Gjatë verës, Policia e Kosovës do të punojë me kapacitete të plota, me qellim të shmangies së pritjeve të gjata nga ana e bashkatdhetarëve
Ministri i Diasporës, Valon Murati kërkoi ndihë nga Policia e Kosovës për pritjen e bashkatdhetarëve gjatë muajve të verës. Ai po ashtu kërkoi mirëkuptim për aktivitetet kulturore, artistike dhe ahengjet që organizohen gjatë periudhës sa bashkatdhetarët qëndrojnë në vendlindje.
Gjatë takimit, që Murati zhvilloi me drejtorin e përgjithshme të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, u diskutua rreth mobilizimit të dy institucioneve, koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta si dhe ndihmës reciproke, në funksion të regjistrimit të diasporës dhe informimit sa më të mirë të bashkatdhetarëve rreth procedurave për pajisjen me dokumente personale.
Po ashtu u diskutua edhe rreth sigurisë në komunikacionin rrugor, për ndërmarrjen e masave të nevojshme me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik si dhe sensibilizimit të opinionit dhe bashkatdhetarëve të cilët kryesisht në numër me të madh frekuentojnë Kosovën gjatë sezonës verore.
Drejtori Maxhuni dhe ministri Murati u dakorduan që bashkatdhetarët të njoftohen vazhdimisht si nga Policia e Kosovës ashtu edhe nga Ministria e Diasporës, për gjendjen reale në pikat kufitare, me qëllim të evitimit të radhëve të gjata, duke shfrytëzuar pikat alternative kufitare, për të cilat Policia e Kosovës garanton se janë plotësisht të sigurta për kalim.
Të dy krerët e të dy institucioneve u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy institucioneve si dhe u pajtuan se një nga problemet me të cilat ballafaqohet Policia Kufitare, e që po i shkakton radhët e gjata, është edhe sigurimi kufitar i automjeteve, problem ky për të cilin Ministria e Diasporës po mundohet të gjejë zgjidhje në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente.
Policia e Kosovës, ndër të tjera garantoi se gjatë kësaj sezone do të punojë me kapacitete të plota dhe me plan operativ të veçantë, me qellim të shmangies së pritjeve të gjata si dhe ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













