Lajme
Grupi planifikonte sulm në Burgun e Sigurisë së Lartë
Sipas të dhënave të AKI-së, grupi që u përfshi në konfliktin e Kumanovës, planifikonte edhe një sulm ndaj burgut të sigurisë së lartë në Gërdefc të Podujevës
Derisa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni kanë mohuar të kenë pas informacione nga Agjenci e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me grupin që u përfshi në konfliktin e Kumanovës, është AKI që sërish jep informacion për këtë grup.
Sipas të dhënave nga inteligjenca ky grup planifikonte edhe një sulm ndaj burgut të sigurisë së lartë në Gërdefc të Podujevës. Siç citon Koha një raport të AKI-së, Beg Rizaj e Mirsad Ndrecaj, si drejtues të një grupi prej 44 personash, kishin planifikuar të sulmonin Burgun e Sigurisë së Lartë.
Plani ishte të liroheshin dy prej njerëzve që konsiderohen ndër më të rrezikshmit në Kosovë, të cilët janë duke vuajtur dënime të rënda për krime, përfshirë dhe vrasje.
Detajet e këtij komploti të cilësuar si “sulm kundër rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës” dhe “mundësim i arratisjes së personave të dënuar” janë zbuluar gjatë vëzhgimit dhe përgjimit që u kishin bërë Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës, për shkak të dyshimeve se takoheshin me të dyshuar për lidhje me islamikë radikalë.
E, gjatë kësaj kohe është zbuluar se po planifikoheshin incidente të armatosura në Maqedoni. Plani nuk ishte që të shkaktonin viktima, por incidente të ngjashme me atë në Gushincë të Kumanovës.
Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia kanë siguruar dëshmi se katër persona nga grupi i Kumanovës, tre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë, kishin bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Kundërinteligjencë të Maqedonisë (Direkcija za Bezbednost i Kontrarazuznavanje – DBK). Në artikull thuhet se këta persona janë hetuar nga autoritetet e Kosovës nga vitit 2013.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i brendshëm, Skënder Hyseni kanë mohuar të kenë marrë informacione nga AKI lidhur me këtë grup. Edhe Policia e Kosovës ka mohuar të ketë marrë informacione nga AKI lidhur me planifikimin që po bënte ky grup për sulme ndaj policisë së Maqedonisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë











