albinfo.ch
Lajme
Më shumë hapësirë për investitorët nga diaspora
Unioni Global i Bizneseve Shqiptare të Diasporës kërkoi më shumë hapsirë veprimi për investitorët nga diaspora. Unioni mbajti një forum ekonomik në Prishtinë
Institucionet e Kosovës duhet t’u krijojnë më shumë hapësirë investitorëve nga diaspora për investuar në vendwlindje. Kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e Unionit Global të Bizneseve Shqiptare të Diasporës në një forum ekonomik mbajtur sonte në Prishtinë me temën “Përmirësimi i Ambientit për investimet nga investitorët e diasporës në Kosove”.
Ata thanë se institucionet në Kosovë ia kanë borxh afaristëve nga diaspora që t’u krijojnë kushte për investime.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa u zotua se Qeveria qw udhwheqet nga ai, do t’u krijoj kushtet për gjithë investitorët e diasporës qw të vijnë dhe të investojnë në vendin e tyre.
“Ardhja juaj këtu dhe investime e juaja në Kosovë nuk janë të njëjta sikur investimet tjera, sepse këtu kthehen njerëzit tanë, kthehen ata që e njohin mentalitetin, që e njohin kulturën, që dëshirojnë t’i ndihmojnë vendit të tyre dhe të cilët së bashku me kapitalin sjellin edhe dijen, sjellin edhe përvojat të cilat domosdoshmërish i nevojiten Kosovës”, tha Mustafa.
Numri një i qeverisë po ashtu e vlerësoi lartë kontributin e diasporës edhe për remitencat të cilat i dërgojnë ata, e të cilat mbulojnë nevojat sociale në Kosovë.
Ndërsa, president i Rrjetit të Biznesit te Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti tha se ky është viti i parë dhe takimi i dytë i këtij rrjeti në mesin e shqiptarëve në diasporë, por është një fillim i madh. Por, ai kërkoi ndihmën e institucioneve të Kosovës, e asgjë tjetër.
“Kemi qejf që brenda natës t’i bëjmë fabrikat e t’i rregullojmë, kjo nuk është e pamundur, është e mundur, por gjërat e mira vinë ca ngadalë, por jo shumë ngadalë, duhet t’i shtyjmë pak, t’i shtyjmë ne me ndihmën tuaj”, citon KP Mehmetin.
Ndërkaq, biznesmeni Lazim Destani, kërkoi që të shfrytëzojnë këtë sinergji ekonomike për zhvillimin e përgjithshëm të trojeve shqiptare.
“… akoma hasim shpesh herë në vështirësi dhe barriera të natyrës së ndryshme. Nuk kërkojmë asgjë më tepër se gjithandej nëpër botë…Nëse në botë ia dalim atëherë pse jo edhe në viset tona. Të bashkuar në biznes dhe investime, le ta ndërtojmë të ardhmen tonë, le të investojmë për pasardhësit tonë. Këtë të gjithë ne dhe ju ua kemi borxh atyre dhe vatanit”, theksoi Destani.
Mbështetje bizneseve kosovare në botë, u dha edhe ministri i Diasporës Valon Murati.
“E gjithë Qeveria së bashku këtë union e konsideron një partnerë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Përfundimisht ne duhet ta tejkalojmë situatën e një mbijetese sociale, të cilën deri tash na ka ndihmuar diaspora”, tha ai.
Ndërsa, kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare për Gjermani, Ejup Berisha, që është dega më e suksesshme e bizneseve shqiptare, kërkoi nga kryeministri që t’iu ndihmoj atyre që të investojnë në Kosovë.
“Unë e shoh këtu që politika dhe shoqëria këtu ende nuk i ka kuptuar do gjëra, sepse 80 për qind e neve që jemi atje, nuk jemi më kosovarë, kemi pasaporta, jemi gjerman. Vetëm pse di shqip ju mendoni se jam shqiptar”, tha Berisha.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja
















