Lajme
Marrëveshje edhe për dy pika kalimi në Serbi
Marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nënkupton hapjen e dy pikëkalimeve kufitare, njërën në Kapi të Sfircës dhe tjetrën në mes Zubin Potokut dhe Novi Pazarit
Në dialogun teknik Kosovë-Serbi që po zhvillohet në Bruksel, është arritur edhe një marrëveshje për dy kalime kufitare ndërmjet dy vendeve. Kjo marrëveshje e sofistikon edhe më shumë atë për menaxhimin e Integruar të Kufirit, që është kushti kryesor për integrimin e dy shteteve në BE.
Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, marrëveshja nënkupton hapjen e dy pikëkalimeve të reja, njërën tek vendi i njohur si Kapi e Sfircës që gjendet në mes të Komunës së Kamenicës dhe asaj të Medvegjës, si dhe një pikëkalim kufitar që gjendet mes Zubin Potokut dhe Novi Pazarit.
“Kërkesën për pikëkalimin kufitar te Kapia e Sfircës e ka bërë pala e Kosovës duke u bazuar në kërkesat zyrtare të paraqitura nga Komuna e Medvegjës dhe Kamenicës, të cilat kërkesa Qeveria e Kosovës i ka mbështetur plotësisht, duke e iniciuar këtë çështje në Dialogun e Brukselit”, thuhet në kumtesë.
Hapjen e pikëkalimit në Kapi të Sfricës do të lehtësoj maksimalisht lëvizjen e lirë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe sidomos të atyre nga Medvegja, sepse do të shkurtohet udhëtimi për rreth 100 km.
“Me fjalë tjera tani përmes këtij pikëkalimi do të mund të vijnë në Kosovë duke bërë rrugë vetëm 28 kilometra. Më tutje, gjatë stinës së verës dhe periudhës së festave ky pikëkalim i ri kufitar do t’u mundësojë diasporës tonë edhe një qasje më shumë për në Kosovë”, theksoi ministrja për Dilogun, Edita Tahiri.
Në bazë të analizave nga ekspertët është vlerësuar se kjo pikë e re kufitare do të ndihmojë në përmirësim e gjendjes ekonomike të banorëve të këtij brezi kufitarë pasi që terreni është shumë i përshtatshëm për turizëm rural.
Po ashtu, u arrit pajtimi për vendosjen edhe të autoriteteve doganore në pikë kalimin kufitar Mutivodë, sipas kërkesës së banorëve shqiptarë të komunës së Medvegjes.
“Pika tjetër e kalimit kufitarë do të hapet në pjesën veriore të Kosovës përkatësisht në afërsi të komunës së Zubin Potokut, funksionalizimi i së cilës do të mundësojë kontroll më të shtuar në kufi dhe do të kontribuojë në luftimin e dukurive negative, siç janë kontrabanda dhe kalimet ilegale, duke qenë se kjo pikë është përdorur më herët si një rrugë ilegale për kontrabandë”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












