Lajme
“Kumanovën” e inskenuan, Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkov
Skenarin e konfliktit të përgjakshëm në Kumanovë më 9 maj e ka përgatitur treshja maqedonase Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkov, thotë një burim ndërkombëtar
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ministrja e dorëhequr Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish shefi Zbulimit dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijallkov, janë tre personat që kanë përgatitur skenarin e konfliktit të përgjakshëm në Kumanovë më 9 maj. Këtij aksioni i kanë ndihmuar edhe tre agjentë shqiptarë që kanë punuar për DSK-në.
Kështu u referohen burimeve ndërkombëtare portalet informative në Kosovë. Sipas një informacioni që lëshon “tesheshi” njerëzit e infiltruar të DSK-së kanë joshur ish-luftëtarë të UÇK-së, duke i “mashtruar” ata për gjendjen e vështirë të shqiptarëve për një sulm të policisë Maqedoni mbi shqiptarët. Ndërsa pak vetave iu premtuan edhe para, thuhet më tej.
Grupin e shqiptarëve agjentët maqedonas e dërguan në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, drejt vdekjes, masakrimit dhe arrestimi të tyre. I tërë skenari famëkeq i vrasjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve në Kumanovë është përgatitur me kujdes nga tre liderët në Shkup, Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkov.
Në tërë këtë operacion famëkeq kanë qenë të përzier direkt edhe disa shërbime sekrete të shteteve fqinjë që janë armiqësore ndaj shqiptarëve, ka thënë burimi duke mos dashur të precizojë se për cilat shtete bëhet fjalë.
Në pyetjen se mos këtu bëhet fjalë për shërbime sekrete të Serbisë, Rusisë e Greqisë, burimi as nuk ka pohuar as nuk ka mohuar.
“Tre agjentë shqiptarë të shërbimit sekret maqedonas kanë rekrutuar shqiptarë të Kosovës në këtë operacion me qëllim të inskenimit të një sulmi ndaj Institucioneve të Maqedonisë.
Ndërsa në opinionin ndërkombëtar të shkojë lajmi se shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë, sulmuan Maqedoninë me qëllim destabilizimin e vendit, ndërsa në anën tjetër qeveria e Gruevskit të forconte pozitat e veta pas skandaleve të publikuara nga Zoran Zaev”, thuhet burimi ndërkombëtar.
Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkov iu kanë dhënë sasi të parave të pa kufizuara me qëllim të rekrutimit të shqiptarëve dhe formimin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të re.
Operacioni “sekret” ka filluar në fund të muajit shtator dhe fillim të muajit tetor të vitit 2014, teksa një agjent shqiptar i shërbimit sekret të Maqedonisë ka kontaktuar shqiptarë të Kosovës, kryesisht ish luftëtarë të UÇK-së, pjesa më e madhe nga rajoni i Dukagjinit.
Agjentet iu kanë kërkuar ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që t’i ndihmojnë shqiptarët, gjë që edhe u pranua nga këta të fundit ka thënë burimi ndërkombëtar. “Financiarisht nuk do të kemi asnjë problem pasi kemi edhe përkrahjen e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si dhe të partive politike shqiptare të Maqedonisë”, iu ka thënë agjenti ish ushtarëve të UÇK-së.
Personave të rekrutuar agjenti i shërbimit Maqedon iu ka thënë se do t’iu japë nga 100 mijë euro, në mënyrë që ata të bëjnë biznes si dhe të garantojnë familjet e tyre në Kosovë në aspektin ekonomik. Se të arrestuarve në “Lagjen e Trimave” në Kumanove iu janë premtuar nga 100 mijë euro, e konfirmojnë edhe familjaret e tyre.
Burimi ndërkombëtar po ashtu thotë se dhe sulmi në Gushnicë ishte i inskenuar nga tre personat e lartpërmendur. “Në këtë post policore kanë qenë të deponuara 4 armë automatike AK 47 si dhe 4 revole. Mirëpo 10 ditë para ndërhyrjes së grupit të shqiptarëve në këtë postë policore janë dërguar nga Shërbimi Sekret i Maqedonisë 64 armë automatike AK 47 si dhe 64 revole, të cilat më pas janë marr nga grupi i shqiptarëve të rekrutuar nga maqedonët”, thuhet në njoftim.
Në operacion e sulmit ndaj postës policore në Gushnicë ka marrë pjesë personalisht edhe pjesëtari i Shërbimit sekret maqedon, emri i të cilit është i njohur për redaksinë. Grevski, Jankullovska dhe Mijallkov, sipas këtij burimi, gjatë tërë kohës kanë qenë të njoftuar për gjoja sulmin në posten e Gushnicës si dhe për çdo lëvizje që ka bërë grupi në territorin Maqedonisë.
Agjenti shqiptar i Shërbimit Sekret Maqedonas, tri ditë më parë iu ka thënë grupit të Shqiptarëve se Policia dhe ushtria maqedonase do të sulmojë shqiptarët në Kumanove më 12 maj, ndërsa që ne kishte qenë mirë që të shkojmë në Kumanove, në mënyrë që djemtë të njihen me terrenin aty.
“Në Lagjen e Trimave, nga i tërë grupi kanë qenë të armatosur vetëm 14 veta me AK 47 si dhe me një sasi shumë të vogël të municionit, të tjerët kanë pasur ndonjë revole ose thikë. Mos marrja e armatimit nga të gjithë pjesëtarët e grupit është bërë me qëllim të gjoja të lëvizjes më të lehtë dhe pa rënë shumë në sy tek autoritete dhe popullata”, thitë bnurimi.
Për këtë arsye “ka ardhur deri tek dorëzimi i grupit, pasi që ata kanë ngelur pa municion, ndërsa që shumica e të arrestuarve as që kanë shkrepur ndonjë plumb, por ka edhe të atillë që fillimi i luftimeve i ka zënë në gjumë”, ka thënë burimi.
Grupi i shqiptarëve pas të shtënave të para ka kuptuar se janë të tradhtuar dhe kjo ka bërë që një pjesë e tyre e madhe të dorëzohen tek policia maqedonase.
Operacioni sekret i Gruevskit, Jankullovskës dhe Mijallkovit, thuhet se që në ditë e para është dekonspiruar nga Shërbime të inteligjencës të NATO-së, KFOR-it, AKI-së, SHiSH-i Shqipërisë etj, por mbetet mister mos parandalimi i këtij skenari. Për të gjitha kanë qenë të njoftuar si Prishtina ashtu edhe Tirana.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










