Lajme
Refugjatëve kosovarë, nga 2500 euro rruga deri në Austri
Janë kapur të enjteen në Pidding të Bavarisë (Gjermani) dy austriakë, të dyshuar si kontrabandues refugjatësh. Babai 39 dhe i bgiri 22 vjeçar akuzohen se kanë kontrabanduar nga Austria në Gjermani tre kosovarë. Policia Federale e Gjermanisë thotë se 39 vjeçari ka deklaruar se tre kosovarët i ka takuar rastësisht pranë rrugës dhe i ka marrë mee vete. Pasi që kosovarët, sipas tij po donin të shkonin në Francë dhe në Zvicër ndërsa ai udhëtonte drejt Holandës, ai i ka marrë ata me vete, shkruan pnp.de. Por para nuk u ka marrë për këtë shërbim, ka thënë ai.
I dyshuari bashkë me të birin janë marrë në paraburgim në Stadelheim. Ndërsa tre kosovarët (dy burra dhe një grua) kanë deklaruar para policisë se për rrugën nga Kosova deri nnë Austri u kanë paguar trafikantëve secili nga 2500 euro, transmeton albinfo.ch Ndërsa në Austri i ka marrë me vete një shteas serb në një pompë benzine.
Sipas një zëdhënësi të Drejtorisë së Policisë Federale në Munih, gjatë dy ditëve të fundit ka pasur një rritje enorme të numrit të migrantëve ilegalë që kanë hyrë në Gjermani përmes landit të Bavarisë. Bëhet fjalë për më shumë se 700 veta, gjysma e të cilëve vinë nga shtetet e Ballkanit dhe gjysma tjetër nga Siria dhe Afrika.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










