Lajme
Ikën policia, banorët kthehen në Lagjen e Trimave
Shtëpi të demoluara, gëzhoja plumbash, erë baroti, dyqane të thyera, ndërsa të qara nga plumbat e granatat shihen kudo nëpër lagjen që dikur njihej si “Divna Sela”
Policia e Maqedonisë është tërhequr nga Lagjja e Trimave në Kumanovë, duke lënë mbrapa gjurmët e një luftë të vërtetë si ajo e vitit 2001. Shtëpi të demoluara, gëzhoja plumbash, erë baroti, dyqane të thyera, ndërsa të qara nga plumbat e granatat shihen kudo nëpër lagjen që dikur njihej si “Divna Sela”.
Siç raportojnë burimet nga Kumanova, pas kthimit në lagje shumë banorë janë shprehur të zhgënjyer me atë që kanë parë. Disa, me lot në sy, apelojnë nga komunitete ndërkombëtarë, që të ndriçohet gjithçka lidhur me dëmin që kanë pësuar dhe skenarin që ndodhi në vendbanimin e tyre.
“Kjo është shtëpia e fqinjëve të mi dhe është e dëmtuar plotësisht. Kjo është e paparë që ka ndodhë dhe një tmerr i vërtetë që nuk ka ndodhur as në luftëra më të ashpra. Nuk dijmë çfarë fati do të pësojmë dhe a do të vijë dikush në ndihmën tonë”, theksoi një banorë i Lagjes së Trimave, citon INA.
Një pjesë e madhe e banorëve nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre dhe se mësohet se pjesa më e madhe e tyre nesër do të kthehen pranë vatrave të tyre.
Para se të hyjnë banorët në lagje, fushëbetejën e vizituan vëzhguesit e OSBE-së, të cilët ende po vazhdojnë ekspertizën dhe verifikimin e gjendjes në terren. Policia kërkoi banorët të lirojnë edhe pjesën në sheshin në të cilin zakonisht zhvillohet pazari, në mënyrë që të pastrohet e gjithë Lagja e Trimave në Kumanovë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












