Lajme
Kosovë, nisin “Ditët e Gjuhës gjermane 2015”
Ky program “Ditët e Gjuhës gjermane 2015” zhvillohet gjatë gjithë muajit maj, dhe synon t'u ofrojë gjuhën gjermane të gjithëve si fillestarëve ashtu edhe gjermanofolësve
Gjatë gjithë muajit maj, Ambasada Gjermane në Prishtinë së bashku me Ambasadën Zvicerane dhe atë Austriake, organizojnë “Ditët e Gjuhës gjermane 2015”. Ky program që zhvillohet gjatë gjithë muajit maj, synon t’u ofrojë gjuhën gjermane të gjithëve si fillestarëve ashtu edhe atyre që e kanë gjermanishten gjuhë amtare.
Ky program fillon në javën e parë të muajit maj dhe zgjatë 24 ditë, dhe zhvillohet nëpër të gjitha komuna e Kosovës. E veçanta e gjithë kësaj është se ofrohen bursa për nxënës, bursa për studentë dhe shkencëtar, bursa për ekspertë të ardhshëm dhe mundësi për mësimdhënien e gjuhës gjermane, raporton Koha.net
Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, në një nga fletushkat ku jepen informacione të shumta për bursa të ndryshme për studime në Gjermani, shkruan se arsimi është burimi i çdo shoqërie dhe baza për zhvillimin secilit vend.
“Arsimi i lartë në këtë mes ka një domethënie të veçantë, ai nga nxënës të përgjithshëm bën ekspertë në drejtësi, inxhinieri, matematikë, ekonomi apo gjuhë të huaja. Këta ekspertë kanë dijen e nevojshme për të udhëhequr apo për të themeluar ndërmarrje, për t’u dhënë mësim gjeneratave të reja në shkolla, apo, të përgatisin në aspektin profesional vendimet e ministrave në ministri të ndryshme”, shkruan ambasadorja Angelika Viets.
Gjermania, sipas saj, ka shumë universitete të mira me një numër të madh dhe të ndryshëm të drejtimeve, të cilat mund të jenë të përshtatshme për studime post-universitare.
Ndryshe, gjatë këtij muaji, shumë organizata gjermane, përmes broshurave informative dhe aktiviteteve në terren njoftojnë të rinjtë mbi mundësinë e përfitimit të një burse gjermane.
Është fondacioni “Europeans For Peace”, që ndan bursa për nxënës, “Shërbimi Gjerman për Shkëmbime Akademike” ( DAD), fondacioni “Alexander von Humboldt”, që ofron bursa kërkimore, “Erasmus Mundus”, që ofron kurse master dhe doktorate, janë fondacionet e njohura “Friedrich Erbert Stiftung”, “Konrad Adenauer Stiftung”…
Aktivitetet “Ditët e Gjuhës gjermane 2015” zhvillohen në për të pestin vit radhazi në bashkëpunim edhe më ambasadën Zvicerane dhe atë Austriake promovojnë gjuhën gjermane duke u dhënë mundësi qytetarëve të Kosovës, sidomos të rinjve që përmes bursave të ndryshme që ofrojnë organizatat gjermane, të studiojnë në shkollat dhe universitetet më të mira gjermanolfolëse
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











