Lajme
Prezantim i shkëlqyeshëm në Bienalen e Venedikut
Nëpërmjet pavijonit të veçantë, artistja Flaka Haliti dhe kuratori, Nicolaus Schafhausen, po prezantojnë shkëlqyeshëm Kosovën, me ekspozitën “Spekulimi në të kaltër”
Vlerat e artit bashkëkohor kosovarë janë duke u prezantuar në mënyrë të shkëlqyeshme në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Venedik, ku Kosova për të dytën herë me radhë po merr pjesë me artistët e saj. Kësaj here shtetin më të evropian po e prezanton nga artistja Flaka Haliti dhe kuratori, Nicolaus Schafhausen.
Nëpërmjet pavijonit kosovar, artistët po prezantojnë me ekspozitën “Spekulimi në të kaltër”.
Në hapjen e Pavijonit të Kosovës,ka marrë pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, përfaqësues tjerë të institucioneve si dhe presidenti i Bienales së Venedikut, Paolo Baratta.
“Prania e Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut, në organizimin me të rëndësishëm të artit në botë, e barabartë me shtetet e tjera, është dëshmi për të arriturat tona në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Për të arritur në këtë fazë të shtetndërtimit tonë dhe për të rimodeluar imazhin e praninë tonë në arenën ndërkombëtare, roli i kulturës mbetet qenësor”, tha Jahjaga.
Prania në Bienale, siç tha ajo në vazhdim, është testament i punës, përkushtimit dhe suksesit individual të artisteve kosovarë.
“Është nxitje për artistët e Kosovës të depërtojnë përtej kufijve të Kosovës për të ndarë rrëfimin e tyre, për të reflektuar mbi përvojën e vështirë, por të jashtëzakonshme, të mbijetesës dhe shpresës. Për të shtuar zërin në përpjekjen tonë kolektive që të interpretojmë dhe të nxjerrim kuptimin e fenomeneve përreth dhe për t’i sfiduar perceptimet tona mbi realitetet që na rrethojnë”, tha ajo.
Flaka Haliti, sipas presidentes, sot ece rrugës së shtruar nga Petrit Halilaj, një artist tjetër kosovar që përfaqësoi Kosovën ne Bienale për herë të parë vitin e kaluar.
“Flaka është përfaqësuese e denjë e 60 për qind të popullatës së Kosovës dhe si femër sot përfaqëson edhe gjysmën e popullatës së Kosovës që me praninë e saj të shtuar po pasuron sferën tonë publike dhe po kontribuon në avancimin e vlerave tona të përbashkëta”, deklaroi ajo.
Me rastin e hapjes së Pavijonit të Kosovës, zëvendësministri Hoti tha se është tejet e rëndësishme që Kosova të paraqes artin dhe kulturën e saj në ngjarje të tilla të rëndësishme kulturore siç është Bienalja e Artit në Venedik.
“Më lejoni që të shpreh falënderimet e mia të veçanta për artisten Flaka Haliti dhe për kuratorin Nicolaus Schafhausen, si dhe për të gjithë ekipin e Pavijonit të Kosovës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, përkushtimin dhe punën e madhe që e kanë bërë gjatë tërë këtyre muajve përgatitje deri në finalizimin e projektit”, tha ai.
Në Bienalen e Venedikut, krahas Kosovës ka marrë pjesë edhe Shqipëria si dhe shumë shtete tjera të cilat kanë prezantuar artin e tyre. Në takim me presidenten, ka qenë i pranishëm edhe Presidenti i Bienales së Venedikut, Paolo Baratta. Po ashtu, Presidentja ka vizituar Pavionet e shteteve të tjera pjesëmarrëse, përfshire Shqipërinë, Slloveninë dhe Vatikanin.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









