Lajme
Përleshje mes shqiptarëve dhe pakistanezëve, dy të vdekur
Incidentet kanë ndodhur në repartin (C) ku vuajnë dënimet mbi 500 persona kryesisht për dënuar trafikim droge. Viktima thuhet se janë pakistanezë, ndërsa 21 të tjerë janë lënduar
Dy persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë lënduar pas një përleshje ndemjet të burgosurve shqiptarë dhe pakistanezë në burgun Koridhalosë në periferi të Athinës në Greqi. Viktimat thuhet se janë pakistanezë, ndërsa incidenti ka ndodhura pas ngrënies së darkës.
Sipas informacioneve të TCH, incidentet kanë ndodhur në repartin e tretë (C) të këtij institucionit korrektues, ku vuajnë dënimet mbi 500 persona kryesisht për dënuar trafikim droge.
Sulmet e përgjakshme midis të burgosurve janë zhvilluar pas orës 20:00 të mbrëmjes së të dielës kur një grup të dënuarish shqiptarë dhe arabë kanë sulmuar disa të burgosur nga Pakistani me mjete të forta, si thika artizanale dhe leva.
Kreu i sindikatës së përgjithshme të rojeve të burgjeve në Greqi, Spiros Karakitsos, ka deklaruar se dy personat që humbën jetën janë të burgosur nga Pakistani. Për sa i përket të plagosurve të tjerë, sipas tij, ende nuk ka një informacion të qartë për identitetin e tyre, por thuhet se dy të burgosur janë në gjendje të rëndë, nga 21 sa u transportuan në spital
Incidentet e dhunshme kane shpërthyen ndërsa të burgosurit po futeshin në qelitë e tyre për arsye që ende nuk dihen, ndërsa shkaqet qç çuan deri te ky incident akoma nuk janë dhënë. Jashtë burgut forca të shumta policore janë në gatishmëri, ndërsa organet greke kanë hapur një hetim të gjerë rreth këtij konfrontimi.
Karakitsos ka thënë se ky incident pritej që do të ndodhte në këtë burg, për shkak të mbipopullimit. Po ashtu është ai ka thënë se nëse qeveria nuk ndërmerr masa për t’i përmirësuar kushtet në burg, që janë më të këqijat në Evropë, mund të ndodhin edhe incidente të tilla.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











