Lajme
Reagon UÇK: Do të godasim pushtetin kriminal në Maqedoni
Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare merr mbi sipër sulmin në Goshincë dhe u rekomandon policëve shqiptarë në Maqedoni, ta braktisin punës “sepse do t’i goditin pa mëshirë”
Për herë të parë pas incidentit në Gushincë të Likovës, nëpërmjet një komunikate për medie, ka reaguar Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e cila merr mbi sipër sulmin në Goshincë ndërsa iu rekomandon të gjitha policëve shqiptarë në Maqedoni, ta braktisin punës “sepse do t’i goditin pa mëshirë”.
Përmes një kumtese adresuar opinionit shqiptar në trojet etnike dhe në diasporë, që thuhet se është lëshuar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kërkohet nga Ali Ahmeti dhe anëtarët e partisë së tij të lëshojnë institucionet qeverisëse, duke kërcënuar se do të godasin pa mëshirë këto struktura, që janë vënë në shërbim të një pushteti, siç e quajnë ata, kriminal.
Në kumtesën e nënshkruar nga zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare thuhet se, lufta e popullit shqiptar deri në vitin 2001, solli ndryshime në marrëdhëniet e brendshme politike, duke respektuar të drejtat kombëtare brenda trojeve etnike, edhe pse në kufij të ndarë, raporton Express.
“Marrëveshja e Ohrit u konsiderua një sukses, por ajo në vazhdimësi nuk i plotësoi detyrimet e saj, për shkak të lëshimeve politike të qeverisjeve që kanë kaluar në shtetin e Maqedonisë. Partitë shqiptare në pushtet, me lëshimet politike, krijuan hapësira boshe duke mbjellë zhgënjimin e thellë në shtresat popullore dhe duke krijuar hapësira për nxitjen e krimit, korrupsionit, dallimeve etnike me përmbajtje raciale, deri në kapitullim pa kushte para presionit politik të diktatit maqedonas”, thuhet në reagim.
Sipas të njëjtit reagim, shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të jenë të diskriminuar në të gjitha mënyrat e jtetsës.
“Lëshimet dhe servilizmi politik, përdhosja e autoritetit institucional të përfaqësimit shqiptar, dhuna psikologjike, skenarët makabër në vrasje e burgosje të ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, varfëria e skajshme, dhuna mbi përdorimin e gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, dhe mosrespektimit të të drejtave njerëzore, e kanë sjellë situatën politike dhe sociale brenda shtetit maqedonas në kufijtë shpërthyes”, konsideron UÇK në këtë komunikatë.
“Dhuna dhe inskenimet e policisë sekretë të Maqedonisë sot po mbajnë në burgje njerëz të pafajshëm. Varfëria ka mbytur familjet tona dhe po largon njerëzit nga vendi drejt perëndimit. Kjo situatë e ka quar politikën shqiptarë të zhytur në rrugën e tradhtisë kombëtare”, thuhet në komunikatën e UÇK-së.
Po ashtu, nëpërmjet kësaj komunikate, thuhet se është UËK ajo që ka marrë veprimin në Gushincë, duke marrë përsipër përgjegjësinë. “Goditja e postës së Gushincës, është një befasi dhe një akt i drejtpërdrejtë i reagimit tonë, që do të pasohet me të tjera aksione me të fuqishme, deri në përfshirjen mbarëpopullore për liri dhe drejtësi”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” Shqipëria po përjeton një nga periudhat më dinamike të zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshme.... -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë











