Lajme
Kosova përkujtoi 1600 personat e pagjetur
Qytetarët e Kosovës shënuan 27 Prillin, Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur. Në këtë diti u kujtuan 1600 personat që ende figurojnë të zhdukur
Mijëra qytetarë gjithandej Kosovës, kanë përkujtuar të hënën 27 Prillin, Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur. Kjo ditë u ngjalli kujtimin për 1600 personat që ende figurojnë të zhdukur, ndërsa manifestimi themelor u mbajt në fshatin Mejë të Gjakovës, aty ky 16 vjet më par u vranë mizorisht nga forcat serbe, 376 civilë shqiptarë.
Në këtë dit, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, premtuan se çështja e personave të pagjetur të përfshihen në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi që po zhvillohen në Bruksel.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari –Lila tha se fshati Mejë, api siç e njohin populli si “Lëndina e pikëllimit” përkujton njërën nga masakrat më të tmerrshme të luftës së fundit, ku u vranë 376 civilë të pambrojtur.
“Ky vend, 16 vjet më parë ishte një vend krimi, një vend shfrenimi kriminal, ku pa asnjë dalim moshe gjinie e përkatësie, u vranë e u masakruan 376 persona, të gjithë civilë dhe të pa mbrojtur, banorë të fshatrave të kësaj ane. Qëllimi i tyre ishte shkatërrimi sa më i madh në masë, të lënë gjurmë sa më të thella në kohëzgjatje, të lënë plagë shpirtërore, plagë të parikuperueshme”, ka thënë Kusari-Lila.
Këtë ditë me pikëllim e përkujtoi edhe ish – komandanti i UÇK-së nga Zona Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Ai tha se që këtë dhimbje dhe të gjitha dhimbjet tjera anë e kënd Kosovës t’i kthejmë në fitore. “Këtë mund ta bëjmë duke e zhvilluar jetën në mënyrën më të mirë, duke e zhvillur Mejen, duke e zhvilluar Kosovën”, tha ai.
Masakra e Mejës është një nga dëshmitë më të forta që Serbia kishte qëllim spastrimin dhe shfarosjen e popullatës shqiptare. Kështu e konsideroi këtë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili garantoi se në përputhje me obligimet ligjore e kushtetuese, në harmoni me konventat ndërkombëtare, do të kërkohet që kjo masakër të zbardhet.
“Do t’u krijojmë kushte të përshtatshme mekanizmave të sundimit të ligjit dhe të rendit, për të zbardhur në tërësi këtë ngjarje makabre dhe për të vendosur përpara drejtësisë ideatorët dhe ekzekutuesit e masakrës së Mejës dhe të gjitha masakrave tjera anembanë Kosovës”, deklaroi kryeministri Mustafa.
Për Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, është mbajtur edhe një seancë në Kuvendin e Kosovës. Deputetët kërkuan që çështja e të pagjeturve të trajtohet si pikë e veçantë në kuadër të bisedimeve Prishtinë-Beograd. Ata thanë se pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, nuk ka paqe në rajon.
Përfaqësuesi i familjarëve të personave të pagjetur Bajram Çerkini në këtë seancë paraqiti gjashtë kërkesa për institucionet e Kosovës: Të fillojnë mekanizmat e drejtësisë që kryerësit e krimeve të rënda të Serbisë të sillen para drejtësisë; Në dialogun Kosovë-Serbi të përfshihet çështja e të pagjeturve; Përmirësimi i amendamenteve të ligjit për personat e zhdukur të luftës në Kosovë; Përmbushjen e premtimeve me shkrim përmes rezolutës për ngritjen e një qendre memoriale dhe; Komisioni qeveritarë i personave të pagjetur të fuqizohet.
Në fund para objektit të Kuvendit të Kosovës u zbuluar një pllakë përkujtimore për personat e pagjetur. Ndryshe në Kosovë akoma figurojnë rreth 1600 qytetarë të zhdukur.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











