Lajme
A po e bankrotojmë shtetin
Ligji mbi të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 4 qershor 2010, parasheh një sërë favoresh për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës: pagën bazë, pagën kalimtare pas përfundimit të mandatit, kompensimin për pjesëmarrje në seanca dhe në takime të komisioneve, kompensim për funksione parlamentare, kompensim të shpenzimeve mujore, pensione suplementare… Kaq shumë privilegje kanë (kishin) vetëm deputetët italianë, të cilëve politikanët kosovarë po ju gjasojnë jo vetëm përkah luksi.
Deputetët e shumtë si të këtij, ashtu edhe të legjislaturave të tjera, të cilët dikur jo vetëm deklaroheshin, por edhe sakrifikoheshin për barazi dhe të drejta sociale jo vetëm se e kundërshtuan këtë ligj dukshëm privilegjues për ta, por edhe e votuan dhe po i shfrytëzojnë privilegjet që u sjell ky ligj.Nga fjalët veprat duket se është një implikacion vështirë i realizueshëm edhe për ata që tërë identitetin e vetë politik e ndërtuan duke u përbetuar mu në këtë implikacion.
Deputetët dhe funksionarët e tjerë me dy e më shumë mandate në Kuvend apo në funksione të larta shtetërore gëzojnë një sërë privilegjesh të larta, siç gëzon tashmë ish-kryetari i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Ministritë e shumta, disa me ngatërrim të theksuar kompetencash, siç janë Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Diasporës, janë shembulli tjetër i shfrytëzimit të buxhetit edhe ashtu të zaiftë të Kosovës. Emërimi i zëvendësministrave të shumtë e të panevojshëm dhe i sekretarëve të përhershëm dhe i këshilltarëve është një nënkapitull tjetër i kapitullit shfrytëzim i buxhetit shtetëror.
Ligji mbi lehonat parasheh pushim me pagesë për lehonat të paguara për nëntë muaj 70% nga punëdhënësi dhe për tre muaj të tjerë nga shteti me kompensim prej 50% të pagës mesatare të Kosovës. Kështu nuk ndihmohet as barazia e femrës, as emancipimi i saj e më së paku përparimi profesional i saj, sepse kështu profesionistja shndërrohet vetëm në lindëse fëmijësh, amvise dhe humbëse e shkathtësive të saj profesionale të fituara gjatë arsimimit të saj.
Ligji mbi Veteranët e Luftës parasheh një sërë privilegjesh edhe financiare, siç janë pensionet e përhershme, për pjesëmarrësit direkt të luftës. Në vend se pensionet të jenë vetëm zgjdihja e fundit e njohjes së meritave të veteranëve e të kërkohen rrugë të tjera të rehabilitimit social të kësaj shtrese të respektuar shoqërore, gjendet rruga më e shkurtë e kompenzimit nga fondi i shtetit! Le të mbesin këto pensione si një garancë e ekzistencës së tyre sociale, por le të kërkohen edhe mundësi të tjera të angazhimit social të këtyre veteranëve përkatësisht le të kushtëzohet dhënia e pensioneve me dëshminë e kërkimit të të paktën 10 – 15 vendeve të punës brenda muajit, ashtu siç kushtëzohet kompensimi në arkën e të papunëve në Zvicër përshembull.
Të tëra këto të dhëna, përfshirë edhe fondet e reprezentacionit të qeverisjes qendrore dhe të atyre lokale, e vënë në pikëpyetje të madhe mundësinë e financimit nga arka shtërore. Kur i shtohet kësaj edhe kërcënimi i vazhdueshëm i punëtorëve të arsimit, i punëtorëve të sektorit shëndetësor dhe i punëtorëve administrativë për rritje pagash, mundësitë e shtetit përballë një buxheti relativisht të kufizuar po pakësohen ditëpërditë deri në mundësi bankrotimi.
*Ky është një opinon i autorit dhe nuk përputhet domosdoshmërisht me qëndrimin e redaksisë
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












