Lajme
Maratonë humanitare për fëmijët me autizëm
Nga blerja e biletave janë grumbulluar rreth 5 mijë euro që do të shkojnë për fëmijët me autizëm
Më shumë se dy mijë vullnetarë nga Kosova kanë marrë pjesë së dielën në “Mini Maratonën 5 Km” si shenjë solidariteti për t’i ndihmuar fëmijët me autizëm. Nga blerja e biletave, e cila nuk ka qenë e determinuar, janë grumbulluar rreth 5 mijë euro që do të shkojnë për këta fëmije.
Në moton “Vrapo për Autizëm”, kishte shumë të rritur, madje edhe fëmijë të cilët shprehen vullnetin për të vrapuar në një gjatësi prej 5 kilometrave, me qëllim të promovimit të jetës së shëndetshme, promovimit të individualitetit dhe energjisë pozitive të secilit pjesëmarrës dhe njëkohësisht duke i dhënë kontribut përsëri komunitetit.
Ata kontribuuan me aq sa patën mundësi për të blerë biletën e kësaj maratone, pasi që pagesa nuk ka qenë e caktuar.
Njëri nga këta vullnetar, Besnik Leka, tha se për të ishte kënaqësi e madhe që iu dha mundësia të vrapoi në një maratonë të tillë, e cila ka për qëllim t’i përkrah fëmijët me autizëm, raporton Kosovapress.
“Sot kemi dal për “Vrapo për Autizëm”, për t’i përkrahur fëmijët të cilët janë me autizëm, të vrapojmë në mini maratonën që është diku rreth pesë km, dhe për mua ishte kënaqësi që të marr pjesë edhe pse ishte pak sfiduese, vrapimi nuk është që e bëjë aq shpesh, por, për një kauzë të tillë siç është kjo pata kënaqësinë”, tha Leka.
Për të përkrahur këtë maratonë, ka pasur edhe shumë iniciativa grupore të qytetarëve.
Qendrim Morina, student i Fakultetit të Mjekësisë, së bashku me kolegët e tij të fakultetit, morën pjesë në këtë vrapim pasi që, sipas tij, ata e dinë rëndësinë dhe kujdesin që duhet ofruar fëmijëve të prekur me autizëm.
“Jemi student të fakultetit të mjekësisë dhe jemi organizuar sot, për të cilën ja ka vlejtur shumë. Ne e njohim natyrën e kësaj sëmundje që ka nevojë shumë për përkujdesje dhe shyqyr që ka këso njerëz vullnetmirë dhe organizojnë kësi maratona të cilat janë shumë të mira”, tha Morina.
Organizator i krejt kësaj kauze ka qenë Afërdita Paqarada, dizajnere e modës, e cila ka përvojë shumë vjeçare në aktivitetet humanitare, në mbledhjen e fondeve për fëmijët në ndihmë.
Ajo tha se ideja e këtij organizimi ka qenë karakteri humanitar për tu senzibiluar me gjendjen e fëmijëve me autizëm. Ajo po ashtu, shprehet e kënaqur me numrin e pjesëmarrësve.
“Ideja e organizimit të mini maratonës e ka një qëllim të vetëm, karakterin humanitarë për të senzibilzuar gjendjen e fëmijëve me autizëm, që në këtë muaj shënohet me aktivitete si muaj për fëmijët me autizëm. Numrin që e kanë marrë njerëzit për të marrë pjesë nuk ka pasur çmim, çmimi ka qenë sa të kushton zemra”, tha ajo.
Vlera është simbolike, rreth 5 mijë euro, sipas saj, është arritën. “Mirëpo është simbolike në krahasim me peshën që e ka treguar vetëdijesimi i qytetarëve për të qenë të bashkuar dhe për t’i ndihmuar komuniteti njëri-tjetri”, deklaroi Paqarada.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare Mijëra shqiptarë nga mbarë bota rikthehen çdo verë në Prishtinë për festivalin, i cili përveç muzikës... -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë












