Lajme
Korrupsioni, pengesë për zhvillimin e biznesit në Kosovë
Sipas BERZH, ekonomia informale, furnizimi me energji elektrike dhe korrupsioni, janë pengesa themelore që pamundësojnë zhvillimin e bizneseve në Kosovë
Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka identifikuar tri probleme kyçe si pengesa që sfidojnë zhvillimin e bizneseve në Kosovë. Sipas BERZH, ekonomia informale, problemet me furnizim me energji elektrike dhe korrupsioni, janë pengesa që pamundësojnë zhvillimin e të bërit biznes.
Këto sfida BERZH i ka nxjerr sot në një analizë lidhur me zhvillimin e bizneseve. Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikatë për media, ku thuhet se ekonomia informale është përmendur nga pronarët e bizneseve në Kosovë si sfida kryesore, duke u llogaritur si 66 për qind e problemit të të bërit biznes.
Kjo shifër është më e larta në 30 shtete ku është bërë hulumtimi në fjalë. BERZH ka njoftuar se kjo është hera e pestë që së bashku me Bankën Botërore e kanë realizuar hulumtimin e quajtur “Ambienti i Biznesit dhe Afarizmi i Ndërmarrjeve” për vitet 2013 dhe 2014, citon TG.
Hulumtimi është kryer me 15 mijë kompani të vendeve anëtare të BERZH-it.
Korrupsioni, ndërkaq vazhdon të jetë një nga problemet kryesore të të bërit biznes jo vetëm në Kosovë. BERZH megjithatë konstaton se është shënuar rënie në disa raste të korrupsionit përfshirë pagesat joformale që priten apo kërkohen nga zyrtarët e taksave.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











