Lajme
Shembje dheu, rrugët vështirë të kalueshme
Derisa magjistralja Prishtinë Hani i Elezit ka disa dit që është vështirësuar për qarkullim, shembje dheu ka edhe në Rrugën e Kombit në rajonin e Kukësit
Reshjet e shiut dhe borës kanë shkaktuar shembje të dheut në dy akset rrugore që lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Derisa magjistralja PrishtinëHani i Elezit ka disa dit që është vështirësuar për qarkullim, autoritetet shqiptare raportojnë për shembje dheu edhe në Rrugën e Kombit në rajonin e Kukësit.
Në magjistralen Prishtinë Hani i Elezit rruga është vështirë e kalueshme të vendi “Kulla me qeshme” ku po ka vazhdimisht shembje dheu. Autoritetet apelojnë që të mos merret kjo rrugë, përveç në rastet e pashmangshme. Patrullat e Policisë së Kosovës janë vendosur te “Fushën e Pajtimit”, për t’i orientuar shoferët e automjeteve që të kalojnë nëpër Glloboçicë nëse duan të shkojnë në Maqedoni.
“Shembja e dheut dhe e gurëve ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Te kulla me çeshme’, ndërmjet Kaçanikut dhe Hanit të Elezit, duke pamundësuar lëvizjen e makinave në të dy drejtimet”, ka thënë zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Agim Gashi.
Sipas burimeve të policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të trafikut si dhe punonjës të kompanisë, të cilët janë duke punuar në rehabilitimin dhe zhbllokimin e saj, pa dhënë ndonjë afat se kur mund të ndodhë kjo, pasi disa ditë është duke u punuar në atë vend në sanimin e gjendjes.
Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mëngjesin e sotëm se ka ndodhur një rrëshqitje masivi shkëmbor në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Kolsh, 7 km nga Kukësi. Kjo shkarje masive ka bllokuar njërën korsi të rrugës.
“Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes me respektimin e sinjalistikës,” thuhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kohët e fundit si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shumë situata të ngjashme në Rrugën e Kombit, që kanë vështirësuar kalimin e automjeteve.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











