Lajme
Kërkohet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale
Presidentja Jahjaga tha se pasojat e dhunës seksuale do vazhdojnë të ndjekin shoqërinë edhe për vite të tëra. Ajo kërkoi që kjo plagët të mos përcillet te gjeneratat e reja
Të mbijetuarat e Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk do të mbeten të margjinalizuara dhe të harruara nga shoqëria kosovare. Për përkrahjen e tyre dhe risocializimin në shoqëri, presidentja Atifete Jahjaga tha sa ka gjetur edhe mbështetjen ndërkombëtare edhe atë ligjore.
Presidentja e Kosovës, Jahjaga këtë diskutim e bëri në takimin e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës që u mbajt sot.
“Së bashku kemi arritur ta kthejmë çështjen e rehabilitimit, të riintegrimit dhe risocializimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, në një temë që zë gjithmonë e më shumë vend në politikat qendrore dhe ato lokale, në një temë për të cilën tashmë ne si shoqëri kemi filluar të flasim më hapur”, ka thënë Jahjaga.
Ajo ka thënë se nëpër takimet e shumta që i ka pasur jashtë vendit, ka ngritur çështjen e kësaj kategorie, duke kërkuar edhe njohjen ndërkombëtare të krimit të kryer mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.
“Pasojat e këtij krimi mizor do vazhdojnë të ndjekin shoqërinë tonë për vite të tëra, por ne duhet të sigurohemi që plagët e kësaj pasoje lufte të mos ua përcjellim edhe gjeneratave të ardhshme. Ne duhet të parandalojmë që kjo pasojë e luftës të prekë të ardhmen e shoqërisë tonë, vendit tonë, shtetit tonë”, deklaroi Jahjaga.
Ndërsa ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi ka thënë se këto viktima të prekura nuk duhet të trajtohen si raste në të cilat bëhet bamirësi, por ato meritojnë korrektësi dhe drejtësi sociale.
“Edhe pse kemi të bëjmë me një kategori të prekur dhe të ndjeshme ato në fakt përfaqësojnë guximin dhe meritojnë përkrahje ligjore dhe institucionale. Pra në këtë temë nuk po bëhet fjalë për bamirësi, por për korrektësi dhe drejtësi sociale”, tha Abrashi.
Ndërsa Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilimitin e të Mbijetuarave të Torturës ka thënë se ky këshill ka thyer heshtjen dhe ka arritur të sfidoj paragjykimet shoqërore për këtë kategori.
“Ne vlerësojmë lart punën e këtij këshilli duke i dhënë prioritet kategorive të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës, nëpërmes aktiviteteve dhe iniciativa të shumta që u përmendën. Mund të themi që ky këshill ka filluar të thyej heshtjen dhe t’i sfidoj paragjykimet shoqërore ndaj kësaj kategorie të ndjeshme shoqërore”, ka thënë Rushiti.
Ndryshe, sipas disa statistikave, besohet se gjatë luftës së fundit rreth 20 mijë gra kosovare janë keqtrajtuar seksualisht nga forcat policore ushtarake e paraushtarake të Serbisë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













