Lajme
Të dënuarit e “Monstra-s” nuk janë vrasës
Aktivistja maqedonase e organizatës “Udar”, Meri Nikolova thotë se gjashtë shqiptarët e dënuar në rastin “Monstra” nuk janë vrasës. Ajo thotë se ka ardhur koha për t’u kthjellur
Aktivistja e organizatës qytetare “Udar” (Goditja), Meri Nikolova i drejtohet kryeministri Nikoll Gruevski, duke ia rikujtuar se gjashtë shqiptarët e dënuar në rastin “Monstra” nuk janë vrasës. Nëpërmes profilit të saj në facebook, ajo ka shkruar se nuk janë vrasësit e pesë viktimave në Smilkovc ata që i akuzuan.
“Në lutjet tuaja kujtoni gjithmonë fëmijët e Liqenit të Smilkovcës, për shkak se nuk janë vrasës ata që i akuzuan. Grujo, koha është që të mësohet e vërtet”, shkruan Nikolovanç deklaratën e saj, që tashmë njihet si “deklarata bombë”.
Ndryshe, gjashtë shqiptarë nga Republika e Maqedonisë, në rastin e njohur si “Monostra” janë dënuar me burg të përjetshëm. Ata dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e katër të rinjve dhe një peshkatari të moshuar të komunitetit maqedonas në bregun e liqenit Smilkovc afër Shkupit.
Kundër këtij vendimi kanë reaguar të gjitha organizatat shqiptare, ndërsa janë organizuar dhjetëra demonstrata në Shkup dhe vendet tjera të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












