Lajme
Linja “Wizzair”, Shkup-BE, 20 deri në 30 euro
Për vetëm 1.799 denarë (30 euro) sivjet “Wizzair” do të fluturojë nga Shkupi drejt Barcelonës çdo të martë dhe të shtunë. Më lirë se 30 euro shkohet edhe në Paris
Nga qershori i këtij viti, kompania ajrore me buxhet të lirë “Wizzair” do t’i shtojë edhe pesë linja të reja nga Maqedonia në shtetet evropiane. Për vetëm 1.799 denarë (30 euro) sivjet “Wizzair” do të fluturojë nga Shkupi drejt Barcelonës çdo të martë dhe të shtunë.
Me këtë çmim qytetarët e Maqedonisë nga 29 qershori do të mund të udhëtojnë nga Shkupi drejt Oslos.
Po ashtu, sipas marrëveshjes së Qeverisë së Maqedonisë për subvencionimin e fluturimeve me buxhet të ulët, “Vizer” vendos destinacione nga Shkupi drejt Hamburgut dhe Nirnbergut çdo të mërkurë dhe të diele nga 1 korriku i këtij viti me çmim prej 1.499 (25 euro), gjegjësisht 1.199 denarë (20 euro).
Për në Fridrihshafen, gjithashtu nga fundi i qershorit “Wizzair” do të realizojë fluturime me çmim prej 1.199 denarë . Aq do të kushtojë edhe linja nga aeroporti i Ohrit “Shën Apostol Pali” drejt Bazelit të cilën “Wizzair” do ta vendos dy herë në javë nga 1 korriku.
Xhon Stivenson, zëvendësdrejtori i “Wizzair” sot në prani të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski paralajmëroi edhe rritjen e frekuentimit të 14 linjave ekzistuese, si dhe involvimin e fluturakes së tretë të tipit “Erbas 320″ në bazën në Shkup.
Për në Malmo, fluturimet javore nga qershori rriten prej në pesë në shtatë, për në Geteborg prej në tre në katër, ndërsa për në Keln, Frankfurt, Milano dhe Paris në vend se dy herë “Vizer” do të fluturojë nga tri herë në javë, citon INA.
Ministri Janakieski potencoi se vetëm përmes subvencionimit të linjave ajrore në vitin 2013 numri i pasagjerëve është rritur për 236 për qind, ndërsa vitin e kaluar janë transportuar mbi 500.000 pasagjerë apo për 50 për qind më shumë në krahasim me vitin 2013.
Pas numrit të arritur prej 1.270.000 pasagjerëve në aeroportet e Maqedonisë vitin e kaluar, target për këtë vit, sipas Janakieskit është tejkalimi i numrit 1,5 milionë pasagjerë.
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











