Lajme
A e sulmoi një grup pro-Hamasit një gazetar zviceran?
Gjatë një interviste me zviceranët që jetojnë në Izrael, një gazetar u vërshua papritur nga telefonatat. Ai dyshon se ky ishte shënjestër e “terrorizmit telefonik” nga një grup pro-Hamas.
Një gazetar nga Nau.ch po zhvillonte një intervistë me dy zviceranë që jetojnë në Izrael përmes WhatsApp-it, kur telefoni i tij papritmas filloi t’i bjerë pandërprerë, siç raporton portali i lajmeve. Brenda një minutë telefoni i tij ra 15 herë, duke e detyruar të ndërpresë intervistën. Një ekspert tani dyshon për një sulm të synuar nga një grup pro-Hamasit.
Dy të intervistuarit ishin Ralph Steigrad, President i Komunitetit Zviceran të Izraelit dhe ish-këshilltari kantonal i PS-së së Cyrihut dhe anëtar i Këshillit të Zvicrës Jashtë vendit, Erich Bloch. Të dy janë anëtarë të një grupi sigurie që mbështet evakuimin e zviceranëve nga Izraeli dhe bashkëpunojnë ngushtë me ambasadën zvicerane në Tel Aviv.
“Terrori telefonik” u ndal sërish pas intervistës
Intervista u zhvillua më 9 tetor dhe u diskutuan tema të tilla si sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, historitë e viktimave dhe evakuimet. Siç raporton gazetari, telefonatat kanë nisur menjëherë pas fillimit të intervistës. Sapo ka refuzuar një telefonatë, telefoni ka rënë sërish, siç shkruan Nau.ch. Më pas ai çaktivizoi kartën SIM, e përfundoi intervistën pa u shqetësuar dhe riaktivizoi kartën. Pas kësaj, “terrori telefonik” pushoi.
Martin Steiger, një avokat i njohur për çështjet dixhitale dhe anëtar i Shoqërisë Dixhitale Zvicerane, dyshon: “Incidenti që përshkruani mund të ishte një sulm i synuar.” Sigurisht që nuk mund të përjashtohen as rastësitë, shkruan 20minuten.
Gazetari bën kallëzim penal – policia nuk është shumë optimiste
Nëse bëhet fjalë për një sulm, duhet të supozohet se të paktën një person i përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në intervistë po monitorohet. Një llogari emaili mund të jetë prekur ose malware mund të jetë instaluar në një kompjuter ose smartphone.
Gazetari bëri një kallëzim penal në policinë kantonale të Cyrihut, por policia e informoi atë se mund të mos dilte asgjë dhe se hetimi mund të zgjasë me muaj apo vite. “Ne mbështetemi në informacionin e ofruesve të telefonisë celulare, por ata hezitojnë t’i japin ato”, tha oficeri i policisë.
Gazetari duhet të marrë një regjistër të thirrjeve të marra nga ofruesi i telefonisë celulare. Avokati Steiger thotë: “Hetime të tilla duhet të kryhen nga autoritetet e zbatimit të ligjit dhe jo nga personi në fjalë”. Policia ka më shumë mundësi, por shpesh nuk është e përgatitur për raste të tilla. “Për fat të keq, kur shkon në polici, shpesh ndodh që nuk dëshiron të shkosh atje”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













