Lajme
Zvicra ka nevojë për rregullim të Inteligjencës Artificiale
Zvicra ka nevojë për rregullim në fushën e inteligjencës artificiale, thotë ministri i Komunikimit, Albert Rösti, në një intervistë të botuar të dielën në NZZ am Sonntag. Ai gjithashtu mbron krijimin e një organi apeli.
Ministria e Mjedisit, Transportit, Energjisë dhe Komunikimeve, të cilën Rösti e drejton, do t’i paraqesë një raport qeverisë deri në mesin e vitit 2024, tha ministri. Megjithatë, është e rëndësishme që të mos pengohet inovacioni në fushën e AI, shtoi ai, transmeton albinfo.ch.
Politikani i Partisë Popullore Zvicerane e konsideron një mundësi miratimin e rregulloreve të Bashkimit Evropian (BE). Por, të them të drejtën, kjo është një çështje globale”, tha ai, duke theksuar se rol mund të luajnë edhe Kombet e Bashkuara.
Shumica nuk e miratojnë inteligjencën artificiale në prodhimin e lajmeve
Shumica dërrmuese e njerëzve në Zvicër janë kritikë ndaj mediave që mbështeten në inteligjencën artificiale (AI) për prodhimin e lajmeve.
Javën e kaluar, Rösti mori pjesë në samitin e parë global mbi sigurinë e lidhur me AI në Mbretërinë e Bashkuar. Ai theksoi nevojën për të shfrytëzuar mundësitë që ofron kjo teknologji, duke marrë në konsideratë edhe rreziqet teknike, gjeopolitike dhe shoqërore.
“Të gjithë pjesëmarrësit mendonin se rreziku i dezinformimit ishte rreziku më i madh,” tha ai. Për mediat, kërkimi i së vërtetës po bëhet edhe më i vështirë, shtoi ai. “Ne aktualisht po diskutojmë brenda Këshillit Federal se si t’i përmbushim këto sfida”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











