Lajme
Filmi për dëbimin e familjes kosovare nga Austria fiton çmimin Oscar për Studentë
Çmimet e 50-ta të Akademisë Studentore u prezantuan të martën, në Beverly Hills. Gjithsej janë bërë 2,443 aplikime nga 720 shkolla të filmit
Regjisori austriak, Mark Gerstorfer, i diplomuar në Akademinë e Filmit në Vjenë, fitoi medaljen e artë në kategorinë “Narrative” në ndarjen e çmimit Oscar për Studentë me veprën e tij “Die Unsichtbare Grenze” (Kufiri i padukshëm.
Në filmin 27 minutësh, Mark Gerstorfer, i cili përveç regjisë ka bërë dhe skenarin, merret me deportimin e një familjeje në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Filmi tregon se si situata përshkallëzohet gjatë operacioneve të policisë.
Filmat fitues të çmimeve në kategoritë e animacionit, dokumentarit, narrativës dhe alternative/eksperimentale tani kanë të drejtë të marrin pjesë edhe në kategoritë e filmave të shkurtër të Oscars aktuale, shkruan Apa.at.
Medalja e argjendtë në kategorinë “Narrative” i është ndarë filmit të shkurtër “Revisited” nga Norvegjia, e bronzta ka shkuar për regjisoren nga Berlini Tamara Denić për filmin e shkurtër “Istina” (E vërteta), filmi i saj i fundit në Shkollën Mediale të Hamburgut.
Çmimet e 50-ta të Akademisë Studentore u prezantuan të martën, në Beverly Hills.
Gjithsej janë bërë 2,443 aplikime nga 720 shkolla të filmit për Oscar-in e studentëve të këtij viti. Akademia Oscar ka nderuar talentet e rinj nga shkollat e filmit që nga viti 1972, përcjell albinfo.ch. Oscar-i për studentë është dëshmuar si një trampolinë për një karrierë në Hollywood. Regjisorë si Spike Lee, Robert Zemeckis dhe Cary Fukunaga kanë qenë fitues të mëparshëm.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










