Lajme
“Mes luftës dhe paqes”, promovohet në Luzern
Libri shpërfaq veprimtarinë e shoqatës që merret me aktivitete humanitare në ndihmë të shqiptarëve dhe njerëzve në nevojë, duke nisur nga vitet 90
Të shtunën e 25 marsit është promovuar libri “Mes luftës dhe paqes” i autorit Engjëll Berisha në Luzern të Zvicrës.
Monografia dokumenton punën dhe angazhimin e Shoqatës humanitare shqiptare “Nënë Tereza” në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Libri shpërfaq veprimtarinë e shoqatës që është marrë dhe merret me aktivitete humanitare në ndihmë të shqiptarëve dhe njerëzve në nevojë, duke nisur nga vitet e 90-ta. Këto aksione u frymëzuan nga jeta dhe vepra e shenjtës Nënë Tereza, përcjell albinfo.ch.
Shoqata Humanitare Bëmirëse, “Nënë Tereza” në Zvicër, e cila me një veprimtari mbi 32 vjeçare, të shtunën, më 25 mars 2023 organizoi dy aktivitete; kuvendin e punës së Shoqatës dhe një përurim libri, “Mes Luftës dhe Paqes”, në Lucern të Zvicrës.
Autori z.Engjëll I. Berisha u prit me një interesim të veçantë, nga kryetari i Shoqatës Humanitare Bëmirëse, “Nënë Tereza” në Zvicër, z. Nue Zalli si dhe kryesia e Shoqatës dhe gjithë të pranishmit në këtë veprimtari. Në një nga dhomat e Sallës ku mbahej përurimi gjendeshin pije freskuese, kafe, embëlsira dhe libra, që mund t’u shërbeheshin të ftuarëve.
Engjëll Berisha, autor i librit
Shumë bashkatdhetarë, adhurues të librit, u drejtuan për në sallën, ku do të bëhej përurimi i një libri Monografik që i kushtohet veprimtarisë 32 vjeçare të SHHB „Nënë Tereza“ në Zvicër.
Libri paraqet përmbledhje dokumenteve dhe fakte të shumta nga arkivi i Shoqatës. Duke pasqyruar shumë aktivitete, kontribues në mërgim, kryesisht në shtetin Zviceran. Ku ka përmbledhur punën e saj humanitare për 32 vite, gjithnjë në shërbim të nevojtarëve, në trojet e veta dhe kudo në botë.
Kohërat e liga për popullin tonë, kanë kërkuar afërsi të shtuar me njëri tjetrin, ndihmë dhe mjete tjera, gjë të cilën e kanë bërë të gjithë.
Mërgata shqiptare u bë ekonomia e shqiptarëve pa shtet, në tokën e tyre. Kjo mbijetesë edhe mposhti tendencat çfarosëse nga regjimi barbar serbo-sllav.
Siç dihet edhe në Zvicër, secili në forcën e vetë u gjet me emblemën e themeluar “Nënë Tereza”, që nga viti 1990 dhe deri më sot në aktivitete e gjeturi, sikur na dha shembullin Gonxhja, – Nëna e epokës së saj për njerëzimin.
Don Anton Ukaj
Për ta ruajtur këtë kujtesë humane shqiptare, Shoqata është kujdes që ti ofroi lexuesve monografinë me titull; “MES LUFTËS E PAQES”, dokumentim e një game të gjerë humanizmi nga vetë shqiptarët, bashkë me popullin zviceran.
Kryetari i Shoqatës, Z. Nue Zalli i përshëndeti përzemërsisht të pranishmit dhe u uroi një mbrëmje të bukur, sepse aty po gërshetoheshin, vlera e librit dhe përkushtimi i veprimtarisë së SHHB „Nenë Tereza“ në Zvicër.
Kryetari i Shoqatës, Nue Zalli
Më tej, veprimtaria vazhdoi me fjalët përshëndetëse nga: Z. Zef Shala, z.Ylfete Fanaj, Agim Alaj, Don Anton Ukaj, Saim Tahiraj etj.
Emruesi i përbashkët i vlerësimeve të folësve ishte; se bëhet fjalë për një libër, nga i cili mund të mësojmë shumë. Ku jepen mjaft detaje e informata të vlerëshme dhe të detajuara, nga burime të verifikuara. Prandaj, kur një vepër ka diçka me vlerë, ku njeriu, duke lexuar, gjen shumë, kjo është kënaqesi. Çdo vepër është si jeta. Për ta kuptuar të tërën, duhet t’i dilet deri në fund.
Tubimin e përshëndetën edhe shumë pjesmarrës tjerë. Pastaj, të gjithë u drejtuan në lokalet e sallës ku mbahej përurimi për një koktej rasti të përgatitur nga veprimtarët e shoqatës.
Ylfete Fanaj
Pjesëmarrësit u ndanë shumë të kënaqur, nga tërë veprimtaria e organizuar nga Shoqata Humanitare Bëmirëse “Nënë Tereza” dhe që morën pjesë në përurimin e librit, me shumë vlera të Autorit Engjëll I. Berisha.
Me modestinë dhe thjeshtësinë e tij shpirtërore, ai kaloi një mbrëmje vllazërore, me bashkëatdhatarë nga të gjitha trevat shqiptare. Të gjithë së bashku, përjetuam çaste të traditave të bukura e të thjeshta shqiptare, por me shumë vlera.
Zef Shala
Si gjatë veprimtarisë, por dhe në koktejin e përbashkët, pjesëmarrësit bënë mjaft fotografi, të cilat mbeten për të gjithë kujtim i bukur, mbresëlënës dhe i paharruar.
25 mars 2023
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kanada: Tenori me famë botërore, Rame Lahaj sjell “Traviata” e Xhuzepe Verdit Artdashësit shqiptarë do të kenë rastin të shohin nga afër interpretimin e tenorit shqiptar me famë...
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
Jeta në Austri
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
A do të zhvendoset nga burgu austriaku Fritzl që u dënua me burgim të përjetshëm për dhunimin e të bijës?
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik