Lajme
Evakuohet Pallati Federal për shkak të një makine të dyshimtë
Një robot për neutralizim bombash është futur në përdorim. Ai po ekzaminon një makinë të zezë të parkuar në Bundesplatz

Për shkak të “sjelljes së dyshimtë të një personi”, sheshi Bundesplatz, (para Pallatit Federal) në Bernë është rrethuar në një zonë të madhe. Pallati Federal u evakuua, transmeton albinfo.ch. Policia i bën thirrje popullatës për anashkalimin e zonës.
Siç tregon një gazetar i RTS (rtv në gjuhën frënge) në Twitter, një robot për neutralizim bombash është futur në përdorim. Ai po ekzaminon një makinë të zezë të parkuar në Bundesplatz, shkruajnë mediat zvicerame që po e ndjekin ngjarjen minutë pas minute.
Makina ka regjistrim të Valisit dhe është autorizuar në Montey.
Gazetari raporton më tej se Guy Parmelin, Viola Amherd dhe shefi i ushtrisë Thomas Süssli u detyruan të largoheshin nga Pallati Federal, transmeton albinfo.ch. Ai me këtë rast citon burime parlamentare.
Një gazetar i “Berner Zeitung” raporton se pas orës 17 ka pasur një njoftim se dritaret e qendrës mediatike në Pallatin Federal nuk lejohent të hapen më.
Tramvajet dhe autobusët janë vendosur në mënyrë të dukshme në Bärenplatz. Zyra e mediave në Kapo Bern konfirmon se kjo ishte bërë me qëllim: “Ka të bëjë me mbrojtjen e popullsisë, veçanërisht për mbrojtjen nga ciflat eventuale të bombës”.
Fotografitë e publikuara nga shefi i SRF Bundeshaus, Philipp Burkhardt tregojnë se dy dyert e makinës së dyshuar tashmë janë hapur. Por, zona do të qëndrojë e mbyllur edhe për dy orë të tjera.
Policia konfirmon se një qen është sjellë në zonë, sipas reporterit të 20 Minuten që është në vendngjarje, përcjell albinfo.ch. Për çfarë nevojitet ai nuk mund të thuhet në këtë moment.
E-Diaspora
-
Mira Murati siguron fonde prej 2 mld euro për start-up-in e saj të ri në fushën e IA Shqiptarja Mira Murati, ish-drejtuese në OpenAI, ka tërhequr vëmendjen e botës së teknologjisë pas suksesit të...
-
Shtatë shqiptarëve nga Kosova u skadoi afati i qëndrimit si turistë në Gjermani
-
Politikanët sërish në Alba Festival
-
Kombëtarja e Zvicrës ka kompletuar zyrtarisht listën e lojtareve për Kampionatin Evropian 2025!
-
Parada e shqiptarëve në Nju-Jork
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë Për shkak të pasigurisë së rritur në Lindjen e Mesme dhe frikës për rritje të mëtejshme...
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë