Lajme
19-vjeçari shqiptar braktis Italinë për vendlindje
I shkolluar për ekonomi në Itali, vendos të kthehet në vendlindje
I riu shqiptar, Mateo Pasho, është vetëm 19 vjeç dhe sot është shef kuzhine. Lindur dhe rritur në Itali, i diplomuar për ekonomi ndërkombëtare, vendosi që të ndjekë pasionin dhe të rikthehet pikërisht në Vlorë, përcjell albinfo.ch.
“Më pëlqen Vlora dhe për pasionin që kam, më jep mundësi të shprehem akoma më mirë te pasioni im që është kuzhina”, tha ai.
Punën që ai bën, e ka të kultivuar nga gjyshërit.
“Kur isha i vogël jam rrit me gjyshet dhe kam marrë shumë nga gjyshet, ata gatuanin, unë u rrija mbrapa, me thoshin bëj këtë, atë dhe atje ka lindur pasioni im me gatimet me prerjet, çdo gjë ta provoja para se ta provojnë të tjerët”, thot Mateo.
Mateos i është dashur të punojë që i vogël.
“Në kuzhinë kam shtatë vjet që punoj, kam filluar që i vogël. Kam pasur oportunitetin (mundësinë) të punoj që i vogël, ndaj e njoh punën, kam eksperiencë në këtë punë”, shtoi ai.
I dashuruar tashmë me Vlorën, Mateo ka nje apel edhe për bashkëmoshatarët e tij të cilët duan të ikin nga Shqipëria.
“Është shumë gabim dhe atë që them unë të rinjve, mosha ime është që kapni një zanat të mirë dhe vazhdoni ne atë zanat se gjërat vijnë vetë dhe sukseset vijnë vetë”, tha 19-vjeçari.
19-vjeçari tashmë e ka vendosur të ardhmen e tij dhe për këtë është i vendosur.
“Jo s’ do iki më, sepse Vlora është shumë e bukur dhe jep shumë oportunitete”, e mbylli intervistën i riu.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










