Bota
Rënie e lindjeve në Evropë, shkak pandemia e Covid 19
Suedia, e cila nuk mori masa izolimi, por kishte një numër të lartë vdekjesh, nuk pati një rënie të lindjeve
Evropa përjetoi një rënie prej 14% të numrit të foshnjave të lindura në janar 2021 krahasuar me të njëjtin muaj në vitet e mëparshme, e shkaktuar nga frika e një krize shëndetësore e Covid-19, gjatë valës së parë të pandemisë, sipas studiuesve.
Shkencëtarët nga Zvicra thanë se vendet me masat e izolimit më të ashpra në fillim të vitit 2020 dhe njësitë e kujdesit intensiv të mbipopulluara përjetuan rëniet më të mëdha të lindjeve, nëntë deri në 10 muaj më vonë.
Sipas konstatimeve, të botuara në revistën “Human Reproduction”, ky fenomen mund të çojë në pasoja afatgjata në demografinë veçanërisht në Evropën Perëndimore ku ka popullsi të plakur, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Britania e Madhe dhe Uellsi përjetuan një rënie prej 13% të lindjeve në janar 2021, krahasuar me janarin 2018 dhe 2019, ndërsa numri i foshnjave të lindura në Skoci u ul me 14%.
Lituania dhe Rumania regjistruan rënien më të madhe të lindjeve, përkatësisht me 28% dhe 23%.
“Suedia, e cila nuk mori masa izolimi, por kishte një numër të lartë vdekjesh, nuk pati një rënie të lindjeve”, zbuluan studiuesit.
Ekipi zbuloi se kohëzgjatja e masës së izolimit ishte faktori i vetëm i lidhur me rënien e lindjeve në janar 2021, krahasuar me janarin 2019 dhe janar 2018.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











