Lajme
Kriza e VW thellohet, gjysma e kursimeve shtesë pritet të prekë Gjermaninë
Oliver Blume e cilëson situatën "më shumë se kritike", ndërsa e ardhmja e disa fabrikave gjermane mbetet e pasigurt
Volkswagen po përballet me një fazë vendimtare të krizës së tij, ndërsa drejtuesit e koncernit po kërkojnë masa të reja kursimi dhe ristrukturimi për të ulur kostot.
Sipas mediave gjermane, kreu i Volkswagenit, Oliver Blume, ka bërë të ditur se rreth gjysma e nevojës shtesë për përshtatje dhe kursime pritet të bjerë mbi aktivitetet e kompanisë në Gjermani, ndërsa pjesa tjetër mbi rreth 170 kompani të grupit në nivel ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch.
Blume e ka cilësuar gjendjen e Volkswagenit si “më shumë se kritike”, duke theksuar se strukturat aktuale janë të mëdha dhe në shumë raste e bëjnë kompaninë të ngadaltë dhe të komplikuar.
Në Gjermani, vëmendja është përqendruar veçanërisht te fabrikat në Emden, Hannover dhe Zwickau, si dhe te fabrika e Audi-t në Neckarsulm. Sipas Blumes, aktualisht këto lokacione nuk kanë një perspektivë konkurruese të prodhimit për vitet 2030, megjithëse ai ka theksuar se mbyllja e fabrikave mbetet zgjidhja e fundit.
Situata ka shkaktuar shqetësim të madh mes punonjësve. Më shumë se 10 mijë prej tyre morën pjesë në takimin në Wolfsburg, ndërsa deri në fund të gushtit janë paraparë gjithsej nëntë takime me punonjësit në Gjermani.
Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Punëtorëve, Daniela Cavallo, ka deklaruar se besimi ndaj drejtuesve të koncernit është dëmtuar, ndërsa sindikata IG Metall ka kërkuar investime dhe perspektivë afatgjatë për fabrikat gjermane.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










