Lajme
Pezullohen gabimisht llogaritë e ambasadës serbe nga “Twitter”
Kompania Twitter tha për Radion Evropa e Lirë se llogaritë në Twitter të ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kuvajt, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Çikago, u pezulluan gabimisht më 18 gusht.
“Duke përdorur teknologjinë dhe burimet njerëzore, ne heqim miliona llogari çdo javë për shkeljen e politikave të platformës sonë. Në këtë rast, gabimisht kemi ndërmarrë veprime përmbarimore në llogari të shumta dhe ato janë riaktivizuar”, tha një zëdhënës i Twitter më 23 gusht.
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar më 22 gusht se llogaritë e Twitter të këtyre ambasadave serbe janë pezulluar “pa asnjë shpjegim apo mesazh të mëparshëm që tregon për shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në atë rrjet social”.
Pak ditë më parë kompania Twitter pezulloi llogaritë e disa deputetëve dhe politikanëve të Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet në Serbi, dhe të një zyrtari qeveritar./REL
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










