Kosova
Arrestohen 8 zyrtarë policorë në Kosovë, jepen detaje nga aksioni i mëngjesit
Të arrestuarit janë: D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K
Tetë zyrtarë policorë janë arrestuar mëngjesin e së premtes nën dyshimet se kanë kryer veprat keqpërdorim të pozitës zyrtare, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, ushtrim i ndikimit dhe blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike.
Të arrestuarit janë: D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J. dhe M.K, raportojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
“Në vazhdën e aksioneve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është edhe aksioni i sotëm që tregon fuqishëm përkushtimin e Prokurorit të Shtetit në luftën e pakompromis kundër korrupsionit. Aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-në”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot në orët e mëngjesit tetë zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës).
Sipas një njoftimi nga IPK-ja, hetimi lidhur me këtë rast kishte filluar kohë më parë pas pranimit të një ankese dhe informacioneve përmes rrugëve operative me dyshimin fillestar se një zyrtar policor ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.
Si rezultat i hetimit, sot në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë është realizuar operacioni i koduar me emrin “Jugu”, me ç’rast janë arrestuar tetë zyrtarë policorë me dyshimin për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi”dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar””, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, hetuesit e IPK-së kanë realizuar kontroll në tri lokacione në Prishtinë, ku në cilësi të provave janë konfiskuar gjësende të ndryshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













