Koronavirusi: çast pas çasti
Edhe akullorja, “pozitive me koronavirus”
Një lajm interesant vjen nga Kina, që ende është duke u studiuar se si është e mundur
Në Kinë filloi pandemia me koronavirus që ka prekur shtetet anembanë botës me miliona të vdekur, të sëmurë dhe të prekur nga kjo sëmundje. Por, nga Kina ka ardhur edhe një lajm interesant.
Edhe akullorja është zbuluar se është infektuar me COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Kjo pasi një analizë e bërë në më shumë se 4,800 kuti akullore janë zbuluar gjurmë të virusit, ndërsa autoritetet përpiqen të kontaktojnë njerëzit që mund të jenë prekur. Zyrtarët shëndetësorë në bashkinë Tianjin kanë filluar kontaktimin e të gjithë personave të cilët mund të kenë qenë në kontakt me kutitë.
Tre mostra të akullores së prodhuar në vend u gjetën të kontaminuar në bashkinë Tianjin, në veri-lindje të vendit. Rreth 4,836 kuti janë identifikuar të kontaminuara nga Kompania Ushqimore Tianjin Daqiaodao, nga të cilat 2,089 janë mbyllur. 1,812 kuti u dërguan në provinca të tjera dhe 935 kanë hyrë në tregun lokal nga të cilat 65 u shitën, sipas China Daily.
Dr Stephen Griffin, një virolog me qendër në Universitetin e Leeds, tha se testi pozitiv i akullores ka të ngjarë të vinte nga një kontakt njerëzor dhe ishte një “i vetëm”.
Ai tha se shanset janë që kjo të jetë rezultat i një problemi me fabrikën e prodhimit dhe potencialisht të higjienë në fabrikë.
Që akullorja të jetë bërë me yndyrë dhe të ruhet në temperatura të ftohta do ta bënte të lehtë mbijetimin e virusit, tha ai.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










