Lajme
Më shumë se 170 ekipe hulumtuesish,në përpjekje për prodhimin e vaksinës anti-Covid
Më shumë se 170 ekipe hulumtuesish janë duke bërë përpjekje për të zhvilluar një vaksinë të sigurt dhe efikase kundër koronavirusit. Asnjë prej tyre ende s’ka marrë aprovimin.
Vaksinave zakonisht u duhen disa vjet testime dhe kohë shtesë për t’u prodhuar në masë, por shkencëtarët shpresojnë që një e tillë kundër koronavirusit të dalë në pak muaj.
Vaksinat do t’ua mundësonin njerëzve të zhvillojnë antitrupa për të mposhtur koronavirusin.
Kompanive që po i zhvillojnë vaksinat u duhet të ndjekin standarde të larta të sigurisë për të marrë lejen që t’u jepen miliarda njerëzve.
Bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, “The Guardian” ka përditësuar një listë me emrat e kompanive që janë më afër zhvillimit të vaksinës. 10 nga to janë në fazën e fundit, para aprovimit, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












