Bota
Belgjika, vendi i dytë më i keq në Europë për infeksionet me koronavirus
Belgjika tani është bërë vendi i dytë më i keq në Europë për sa u përket infeksioneve të koronavirusit për 100,000 banorë, në dy javët e fundit.
Kjo sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, njofton Klan Kosova.
Azhurnimi i fundit në hartën ECDC mbi infeksionet tregon një total prej 16 vendeve në kategorinë më të goditur, që do të thotë se ata kanë pasur më shumë se 120 infeksione të reja për 100,000 banorë në dy javët e fundit.
Kryesuese e shifrave është Republika Çeke, me 433 raste të reja, me Belgjikën jo shumë mbrapa me 364 nga azhurnimi i fundit.
Ky pozicion i ri është rezultat i një ndryshimi drastik gjatë fundjavës, i cili pa vendin që lëvizte nga e 5-ta të premten në të 2-ën sot, pasi numrat e infeksioneve tejkaluan Francën, Spanjën dhe Holandën.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë













