Lajme
Certifikimi sipas standardeve të BE-së, i bënë eksportet konkurruese në treg
Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë e Maliqit, të qarkut Korçë, po mbështet fermerët e zonës, jo vetëm në drejtim të rritjes së prodhimit bujqësor, por edhe certifikimit të këtij prodhimi me markën e cilësisë, duke i bërë produktet tradicionale të Maliqit konkurruese në tregun vendas dhe atë të huaj.
Fasulja pllaqi, patatja, molla dhe vera janë produkte që e avantazhojnë qarkun e Korçës për të konkurruar denjësisht në eksportet bujqësore në tregjet e huaja.
Drejtori i Bujqësisë në Maliq, Arben Dulellari, i tha ATSH-së se “në kuadër të programit të BE-së, Bashkia Maliq po bashkëpunon për më shumë se një vit me projektin italian për certifikimin e disa prodhimeve tradicionale të zonës, sipas standardeve europiane”, përcjell albinfo.ch.
“Me përfaqësues të projektit italian “Sviluppo Umbria” jemi duke përfunduar procesin e certifikimit të produkteve në dy kantinat e prodhimit të verës në Maliq, “Kinolli” dhe “Ceci” që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fshatin Drithas, njësia administrative Libonik dhe në fshatin Gurishtë, njësia administrative Pirg”, thotë Dulellari.
Sipas tij, sipërmarrësit e këtyre dy kantinave, pas një pune të gjatë nën këshillimin e ekspertëve italianë, kanë arritur të prodhojnë verë cilësore sipas standardeve që kërkon tregu i huaj.
Sipërmarrësit e verës, kanë arritur të shtojnë sipërfaqet me vreshta në sajë të mbështetjes nga Skema Kombëtare dhe kanë bashkëpunuar me projektin italian në drejtim të implementimit të teknologjive të reja të përpunimit të rrushit, për prodhimin e verës cilësore me qëllim eksportin e saj fillimisht në Itali e më gjerë.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










