Lajme
Thirrja e MPJD-së për qytetarët që duan të nisën drejt Kosovës
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, ka njoftuar të gjithë bashkatëdhetarët që kanë planifikuar të nisën për Kosovë se paraprakisht duhet ta posedojnë dokumentacionin e rregullt për masat kundër pandemisë, të cilat janë në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikojnë të kalojnë tranzit.
MPJD i fton të gjithë bashkatëdhetarët që të mos nisen drejt Kosovës pa dokumentacion të rregullt dhe pa njohuri për masat kundër pandemisë, të cilat janë në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikojnë të kalojnë tranzit.
Sot Ministria ka bërë përpjekje t’ju vije në ndihmë shtetasve kosovarë të bllokuar në kufirin midis Sllovenisë dhe Kroacisë. Austobusi i nisur nga Italia drejt Kosovës është ndaluar nga autoritetet, ngase Kroacia kërkon që udhëtarët të kenë dokumentacionin e rregullt (vizë tranzit ose Schengen), ndërsa Mali i Zi nuk i ka hapur kufijtë me Italinë (prej nga janë nisur), ngase ky vend konsiderohet ende si vatër e COVID-19.
Në autobus ndodhen rreth 12 shtetas të Kosovës, ndërsa të tjerët janë shtetas të vendeve të rajonit. Agjencia e cila ka organizuar udhëtimin është nisur pa kërkuar leje nga institucionet e Kosovës dhe pa i ditur masat që janë në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikonte të kalonte tranzit, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










