Kosova
Mustafa paralajmëron seancën për votimin e Qeverisë Hoti
Seanca për votimin e Qeverisë së re mund të mbahet të shtunën ose të hënën.
Së fundi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se seanca për votimin e Qeverisë së re mund të mbahet të shtunën ose të hënën.
Thuhet se këtë qëndrim Mustafa e ka dhënë para se të hynte në takimin konsultativ me strukturat e partisë, raporton KOHA. Takimi po mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli kushtetues dekretin e presidentit që e mandaton Avdullah Hotin për kryeministër.
Po ashtu, Mustafa nuk beson se do të hasë në rezistencë nga partia në pushtet Vetëvendosje për të liruar zyrat e Qeverisë, pasi që, sipas tij, një gjë e tillë ndodh në vendet totalitare të Afrikës.
I pari i LDK-së ka thënë po ashtu se i kanë numrat për formim të qeverisë.
LDK-ja e Mustafës ka nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në e Nismën Socialdemokrate. LDK-ja kishte nisur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, që u rrëzua më 25 mars. Duke e konsideruar si refuzim mospërgjigjen nga Vetëvendosje për mandatarin e ri, presidenti Hashim Thaçi mandatoi Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër. Dekreti i tij ishte dërguar në Kushtetuese nga Vetëvendosje, ndërsa kjo gjykatë të enjten vendosi që dekreti ishte kushtetues duke i hapur rrugë formimit të Qeverisë së udhëhequr nga LDK-ja, e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











