Lajme
Vuçiq thotë se është çështje kohe kur Serbia do ta njohë Kosovën
Është vetëm çështje kohe para se Serbisë do t’i duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, de fakto apo de jure.
Kështu është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste dhënë një televizioni serb O2.
Këto deklarata të Vuçiqit erdhën menjëherë pas njoftimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se taksa 100% ndaj Serbisë do të hiqet, ndonëse e njëjta, sipas kryeministrit të Kosovës, do të zëvendësohet me masë reciprociteti.
Presidenti serb tha se pas heqjes së taksës, ai pret presion të jashtëzakonshëm mbi Serbisë për të pranuar anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Synimi i tyre është që ta fusin Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe kjo është esenca. Këtë duhet ta presim, dhe çështja është se kur do të ndodhë – brenda tre muajsh, gjashtë muajsh, një viti… kjo do të ndodhë”, tha Vuçiq në këtë intervistë.
I pyetur në lidhje me zëvendësimin e taksës me reciprocitet, Vuçiq tha se së pari duhet pritur se çfarë vendimi do të marrë Kosova për taksën dhe nëse do të ketë reciprocitet, por shtoi se nuk ka dyshim se do të pasojë presioni ndaj Serbisë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë













